fbpx

Putin: Perëndimi në Rusi dëshiron të zbatojë “skenarin e Jugosllavisë”

-

Presidenti rus Vladimir Putin, paralajmëroi rusët se kohëra të vështira  po i presin dhe nga populli kërkoi përkrahje më të madhe.

Në fjalimin e tij drejtuar dy Dhomave të Kremlinit, Putini  akuzoi Perëndimin se tenton Rusisë t’i vë “perden e hekurt”. Rusia pësoi sulm të fort ekonomik për shkak të rënies së çmimeve të naftës dhe sanksioneve që perëndimi i vuri për shkak të rolit të Moskës zyrtare  në Ukrainën Lindore. Qeveria paralajmëroi Rusinë se vitin e ardhshëm do të  jetë  në recesion.

Putin akuzoi “armiqtë” e huaj se në Rusi tentojnë të zbatojnë “skenarin e Jugosllavisë” , që do të thoshte mosintegrim i shtetit në duart e separatistëve. Megjithatë, sipas kryetarit të Rusisë “kjo nuk do të ndodh”.

Lideri rus thotë se nuk i vjen keq për aneksimin e Krimesë, duke thënë se ai territor për Rusinë ka “vlerë të shenjtë”, qysh prej periudhës së hershme të krishterimit. Ai theksoi se “tragjedia” në Ukrainën Juglindore është dëshmi se politika ruse është e drejtë, por shtoi se Rusia do t’i respektoj shtetet fqinje.

Putini e dënoi “cinizmin e pastër” të Perëndimit, duke thënë se nëse nuk do të ishte aneksimi i Krimesë, atëherë do të gjenin shkaqe për ndërmarrjen e sanksioneve me të cilët do të ndërpritej potenciali rritës i Rusisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.