fbpx

OSBE akuzon separatistët për bisedimet e pasuksesshme

-

Delegacioni i separatistëve prorus, në bisedimet e djeshme të pasuksesshme paqësore  në Minsk bllokoi bisedimet dhe kërkoi revidim të marrëveshje së mëhershme paqësore, të lidhur në shtator të vitit të kaluar, njoftoi sot OSBE.

“Nuk ishin të gatshëm për debat për zbatimin e ndërprejes së zjarrit dhe tërheqjen e armatimit të rëndë. Në vend të kësaj, thirrën për revidim të marrëveshjes së shtatorit, të cilën bashkësia ndërkombëtare e vendosi si bazë për zgjidhjen e problemit”, thuhet në njoftimin e OSBE-së, lajmëron radio- televizioni kroat.

Përfaqësuesit e organizatës janë pjesë e grupit të Kontaktit, i përpiluar nga përfaqësuesit ukrainas dhe rus janë pjesë e bisedimeve për ndërperjen e përleshjeve në Ukrainën Lindore.

Mosuksesi i bisedimeve paqësore shton frikën e bashkësisë ndërkombëtare nga intensifikimi i përleshjeve në pjesën lindore të Ukrainës, ku në 24 orët e fundit jetën kanë humbur 19 persona.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.