fbpx

Ngjarja “AMyZONE” e STEMLab-it nga Tetova në mesin e finalistëve të “Meet and Code 2019”

-

Ngjarja “AMyZONE” e organizuar nga Qendra për edukim dhe mësim inovativ- STEMLab nga Tetova në kuadër të projektit “Meet and Code 2019” që u zbatua nga Fondacioni Metamorfozis në partneritet me “Haus des Stiftens gGmbH” nga Gjermania dhe Techsoup Europe, ndërsa me mbështetje financiare nga kompania softuerike gjermane SAP, u zgjodh në mesin e 12 ngjarjeve me të mira nga mbi 1.200 ngjarje që u organizuan në 25 vende të Evropës gjatë “Javës evropiane të programimit” që u mbajt në periudhën 5-20 tetor 2020.

Juria profesionale zgjodhi nga tre ngjarje më të mira në secilën prej katër kategorive vijuese: “Vajzat në programim”, “Diversiteti”, “Programo për planetin” dhe “Programo për komunitetin”.  Ngjara “AMyZONE” është zgjedhur finaliste në kategorinë “Programo për planetin” së bashku me 2 ngjarje të tjera, një nga Gjermania dhe një nga Polonia, me të cilat do të konkurrojë për vendin e parë. Fituesi do të shpallet në ngjarjen përmbyllëse të projektit, që do të mbahet në muajin mars të vitit 2020, në Budapest të Hungarisë, ku fituesit do t’i ndahet edhe një shpërblim prej 2.000 eurosh.

Ngjarja “AMyZONE” u realizua në bashkëpunim me Njësinë e Zjarrfikësve në Tetovë, edhe atë me 20 nxënës të shkollave fillore. Qëllimi i ngjarjes ishte që nxënësit të njihen me sfidat në punën e zjarrfikësve dhe të mësohen të përdorin robotë dhe dronë për të identifikuar dhe për të shuar zjarre, si dhe për të evakuuar persona në rrezik në situata emergjente.

Pjesa praktike u zhvillua në oborrin e Njësisë së Zjarrfikësve në Tetovë, ku nxënësit e prezantuan punën e tyre në një situatë të simuluar të shpëtimit të një personi në rrezik nga zjarri, përmes dronëve të programuar nga ana e nxënësve.

Përndryshe, sivjet Fondacioni Metamorfozis në kuadër të projektit “Meet and Code” në Maqedoninë e Veriut mbështeti 40 ngjarje me nga 300 euro për organizimin e tyre. Qëllimi i projektit “Meet and Code” është t’ua prezantojë fëmijëve dhe të rinjve të moshës ndërmjet 8 dhe 24 vjet botën e teknologjisë dhe të programimit. Ngjarjet përgatiten në atë mënyrë që t’u tregojnë të rinjve se sa argëtues mund të jetë programimi dhe si mund të ndihmojë për sendërtimin e ideve në realitet. Ata mësojnë se si funksionon teknologjia dhe se ndikon TI-ja në jetën tonë të përditshme dhe përmes ngjarjeve të formateve të ndryshme si hakatone, punëtori për programim, ligjërata, ngjarje filmi, gara, mbrëmje programimi, orë për robotë apo forma të tjera, ata i zhvillojnë aftësitë digjitale që u nevojiten në botën e sotme.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.