fbpx

Qielli hapet sërish, Armata arrin në Pelagoni për ndihmë

-

Prej sot në mëngjes reshje të dendura ka në rajonin e Pelagonisë dhe Manastirit. Reshjet e reja janë rrezik I madh për komunën tanimë të vërshuar të Novacit. Kompetentët gjatë natës përforcuan digat për Crna Reka që mos të vërshojë tërë fshatin e Novacit. Për ndihmë në Pelagoni arritën edhe ushtarët e ARM-së dhe zjarrfikësit nga Shkupi, në terren është edhe Shtabi i krizave ndërsa banorët tanimë kanë vendosur diga dhe thasë me rërë para shtëpive të tyre.

-Arritën 15 pompa nga QMK dhe Ministria e transportit dhe lidhjeve. Janë edhe katër pompa të njësitit të zjarrfikësve nga Manastiri dhe dy tjera me kapacitet të madh nga qyteti i Shkupit. Uji po nxirret me pompë nga pikat më kritike. Gjithashtu, në aksion janë përfshirë edhe nëntë zjarrfikës nga Shkupi, të cilët i dërgoi kryetari Koce Trajanovski si dhe rreth 30 ushtarë të cilët mbushin thasë me rërë- thotë kryetari i komunës Novaci, Lazar Kotevski.

Sot në mëngjes u anulua riparimi i rrugës Manastir- Novac, e cila me qëllim është nxjerrë që të bëhet derdhje e ujit të Crna Reka që ai mos të shkoj drejt f. Novaci por kah fushat. Nga komuna  thonë se riparimi i rrugës patjetër duhet të bëhet sa më shpejtë që është e mundur sepse kjo është patjetërsueshme për banorët e fshatrave përreth si dhe për të punësuarit në “KRE Bitolla”.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.