fbpx

Arsimtarët dhe profesorët protestuan kundër reformave në arsim

-

Arsimtarët dhe profesorët e shumicës së shkollave të mesme të Maqedonisë sot protestuan para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për shkak të reformave të reja në arsim.

Gjatë protestës, arsimtarët dhe profesorët shprehën pakënaqësinë e tyre dhe kërkuan t’i ftojnë në debat për ndryshimet e reja ligjore. Ata, gjithashtu kërkuan nga MASH-i ta ndalojë hyrjen në fuqi të Ligjit për arsimtarët, Ligjit për Akademi dhe Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm, dhe të heqin dënimet dhe shpërblimet për arsimtarët/ profesorët të cilat ndahen në bazë të rezultateve të testimit ekstern.

Ata gjithashtu protestuan për  marrëveshjen e fundit ndërmjet MASh dhe SAShK-ut. Arsimtarët gjithashtu kërkuan që inspektorët të punojnë në teren dhe mos të lejojnë që të ketë paralele me Kmë shumë se 24 nxënës. Kërkojnë që notat e testimit ekstern të mos ndikojnë në suksesin e nxënësve, të hiqet testimi i maturës shtetërore, ndërsa në vend të saj të vendoset provimi për pranim në fakultete.

Në ndërkohë, Plenumi i profesorëve njoftoi se pa asnjë rezervë e mbështetë Plenumin e arsimtarëve dhe protestat e organizuara kundër vendimeve të reja ligjore në arsimin fillor dhe të mesëm, në lidhje me Ligjin për arsim fillor dhe të mesëm, Ligjin për arsimtarë dhe Ligjin për Akademinë e arsimtarëve.

“Procesi arsimor paraqet një rreth hapash të lidhura me të cilat ndërtohet, edukohet dhe mësohet nxënësi, andaj ai nuk duhet në mënyrë parciale të ndryshohet pa pasur parasysh tërësinë dhe kompleksitetin e të gjithë sistemit arsimor”, thuhet në kumtesën e Plenumit të Profesorëve.

“Të gjithë që janë të kyçur në arsim, e më së shumti nxënësit, studentët dhe mësimdhënësit, duhet të kundërshtojnë çdo lloj tentimi për shfrytëzimin e tyre në nevojat e politikës ditore të partive politike. Në protestën e përmendur pa kurrfarë argumenti dhe me qëllim të qartë në kontekst negativ është sulmuar edhe marrëveshja e më hershme ndërmjet SAShK-ut dhe MASh-it. E hedhim poshtë tentimin për pikë të politikës ditore dhe qëndrojmë fuqishëm në qëndrimin se Marrëveshja në tërësi do të zbatohet. Marrëveshja është rezultat i negociatave të ndërlikuara dhe serioze ndërmjet SASHK-ut dhe MASh-it, në bazë të kërkesave të pranuara nga ana e shumicës së anëtarësisë së madhe të SAShK-ut. Në fund e vendosmërinë tonë fuqishme se të gjitha tentimet për shkatërrim të SAShK-ut, nga ana e cilës do parti, nuk do të ketë sukses” thuhet në reagimin e SAShK-ut

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.