fbpx

Përfaqësuesit e LSDM-së takuan banorët e rajonit jugperëndimor

-

Komisioni për vetëqeverisje lokale i LSDM-së, në kuadër të aktiviteteve të rregullta, këtë fundjavë ishte në takime të punës në Manastir, Kërçovë dhe vendet e banuara të rajonit jugperëndimor dhe të rajoni të Pelagonisë, njoftuan nga partia.

Qëllimi i vizitave, siç thuhet në kumtesë, është që të shihet gjendja momentale, si dhe të bëhet mobilizim më i madh i kuadrove të përshtatshme të cilët do të mund të ballafaqohen me problemet e grumbulluara, për të cilat institucione, si në nivelin lokal ashtu edhe në nivel shtetëror, nuk reagojnë. Sipas LSDM-së, mënyra e këtillë e institucioneve po gjeneron me pakënaqësi të madhe te qytetarët dhe kjo më nuk është e lejueshme.

“ Prej bisedave me qytetarët, problemet më të mëdha janë: komunat i harxhojnë paratë e qytetarëve për qëllime joproduktive – kurse për këtë askujt nuk i japin llogari, ndërmarrjet publike po fundosen në borxhe, dhe në fund të sezonit të ngrohjes nuk janë zgjidhur problemet e shkollave për ngrohjet, shkollat janë në borxhe të mëdha, institucionet punësojnë kuadro partiak, në vend se të angazhojnë profesionist, infrastruktura lokale në pjesën më të madhe është shkatërruar, mbizotëron kaos urbanistik, deponitë po bëhen problem dhe rrezik i madh për qytetarët…”, thuhet në kumtesë.

Duke i shqyrtuar problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët, qëllimi i LSDM-së, siç theksojnë nga partia, është të ju dalë në ndihmë qytetarëve me ofertë të ndershme, me njerëz të ndershëm dhe profesional dhe me zgjidhje të duhura.

“Në programin e LSDM-së, “Ndryshimet për fillim të ri” janë theksuar drejtimet e përgjithshme   dhe masat e duhura që duhet të merren që të sillen gjendjet në normalitet, përveç kësaj sipas kësaj mënyre të punës me qytetarët, do të merren parasysh problemet aktuale që janë paraqitur si barë për banorët në mjediset lokale për shkak të mosfunksionimit të sistemit në tërësi. Qëllimi ynë është që Maqedonia të bëhet vend dinjitoz për të jetuar për të gjithë qytetarët, shërbimet që u ofrohen qytetarëve të jenë kualitative në mënyrë të barabartë në të gjitha rajonet dhe vendete e banuara në të gjithë Maqedoninë”, thuhet në kumtesë dhe theksohet se në periudhën e ardhshme është e planifikuar të realizohen vizita të këtilla në gjashtë rajonet operative të Maqedonisë.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.