fbpx

Avokati i popullit: Po të dëgjonin se çfarë po flasim ndoshta Tamara nuk do të vdiste

-

Këto tre vitet e kaluar avokati i popullit po paralajmëron se është e mundur të ketë pasoja të mëdha nga procedurat e ngadalshme në të cilat Fondi i sigurimit shëndetësorë do të vendos nëse ndonjë qytetar do të dërgohet jashtë vendit për shërim, siç ndodhi në fund edhe me Tamarën e vogël nga Velesi, e cila ndërroi jetë duke pritur vendimin e FSSHM.

Kjo mund të vërehet në tre raportet e fundit vjetore të avokatit të popullit, ku ka thuajse rekomandime të ngjashme, por deri më tani asgjë nuk është ndryshuar.

Në konferencën e djeshme për shtyp, në të cilën e prezantoi raportin vjetor, avokati i popullit Ixhet Memeti tha se e vetmja gjë që këtë vit është përmirësuar nga vitet e kaluar është veprimi sipas parashtresave të avokatit të popullit, por siç tha, kjo nuk vlen për të gjithë institucionet.

-Për fat të keq, pjesa më e madhe e raporteve përfundojnë në Kuvend, një prej tyre është edhe raportin për vitin e kaluar, ku paralajmëroja për procedurat e gjata të Fondit për shëndetësisë. Po të kishte tregua dikush vëmendje për parashtresat, ndoshta nuk do të kishte vdekur Tamara. Nuk është e lejueshme që për shkak të procedurave të gjata të ndërroj jetë ndonjë fëmijë ndërsa vendimi se është miratuar operacioni të arrijë dy ditë pas operacionit- tha Memeti.

Në raportin e fundit, Memeti thotë se gjendja me realizimin e të drejtës për udhëzim të shërimit jashtë vendit është e ngjashme si vitin e kaluar.

“Qytetarët sërish ballafaqohet me procedura të gjata për sjelljen e vendimeve për shërim jashtë vendit, për çka nga ana e avokatit avokati i popullit u kërkua përshpejtim të procedurave dhe vendimmarrjes në afatin e parashikuar ligjor”, shkruan në raport.

Shkëputje nga raporti i vitit 2013:

“Në lidhje me të drejtën e shërimit jashtë vendit, është i vogël i parashtresave ndërsa për nga veprimi me të njëjtat, del konstatimi për procedurat e gjata të vendimmarrjes dhe mosrespektimit të propozimit për dërgim shërimi jashtë vendit nga ana e mjekëve, edhe pse nuk ka kushte për mbrojtje përkatëse në R. e Maqedonisë. Njohuritë e avokatit të popullit që të përshpejtohet procedura dhe të konfirmohet siç duhet gjendja faktike, dhe nëse vlerësohet se shërimi nuk mundtë sigurohet në R. e Maqedonisë, të mundësohet shërim jashtë vendit, pjesërisht u pranuan”.

 Shkëputje nga raporti i vitit 2013:

“Qytetarët të shpeshtën ankoheshin për marrjen jo në kohë të përgjigjeve sipas kërkesave për miratimin e shërimit jashtë vendit. Për dallim nga vitet e mëhershme, në këtë periudhë të raportit janë dorëzuar numër i vogël i parashtresave që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtës për shërim jashtë vendit. Avokati i popullit intervenoi që të përshpejtohet procedura dhe të vërtetohet siç duhet gjendja faktike, kështu që nëse vlerësohet se shërimi nuk mund realizohet në R. e Maqedoni, të mundësohet shërim jashtë vendit, pas çka një pjesë e qytetarëve e realizuan këtë të drejtë”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.