I dyshuari i parë për aferën “Puç”, Zoran Verushevski  pasdite ishte në pyetje në Prokurorinë Publike për krim të organizuar, transmeton Press 24.

Ai në Prokurori u ndal më shumë se një orë,  ku i janë demonstruar një pjesë e dëshmive  që posedojnë hetimet.

Nuk dihet, s kësaj here Verushevski, kësaj here ka dhënë deklaratë   në mbrojtje të tij.

Nuk është hera e parë që nga burgu i hetimor të dërgohet në Prokurorinë publike, por sipas njoftimeve të deritanishme si sot nuk i është përgjigjur akuzave.

Më herët në pyetje ishin të thirrur edhe të dyshuarit e tjerë në mesin e të cilëve edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.