fbpx

Taleski në bisedë informative në Gjykatën penale për rastin “Transportuesi”

-

Kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, sot rreth orës 11, është paraqitur në Gjykatën Themelore Shkupi 1, për t’u marrë në pyetje në procedurë paraprake për rastin “Transportuesi”.

Taleski, në Gjykatë ka ardhur me avokatin, Nikolla Dodovski, i cili ka qenë mbrojtës i shumë funksionarëve të lartë të VMRO – DPMNE-së, për të cilët Prokuroria Speciale ka hapur procedura penale dhe të njëjtët janë marrë në pyetje nga gjykatësit në procedurë paraprake. Taleski është i dyshuari i parë në rastin e hapur nga PSP, ndërkaq përveç tij, për keqpërdorim të mjeteve të udhëtimit për transportimin e nxënësve, janë të dyshuar edhe 21 persona.

Kryetari i Komunës së Manastirit është pjesë, e grupit të politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, që pas anulimit të plotë të abolimit apo faljes nga ana e presidentit Gjorge Ivanov, PSP, ka kërkuar që t’u shqiptohet masë e sigurimit, për shkak të procedurave penale që janë hapur kundër tyre.

Prokuroria Speciale, nga Gjykata kërkon që Taleskit t’i shqiptohet masë paraburgimi.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.