fbpx

“MOST” ka regjistruar parregullsi në referendum

-

Gjithsej 10,29% nga 43.560 banorëve të komunës Qendër kanë dalë në referendumin për pamjen e Qendrës tregtare të qytetit- njoftuan nga Asociacioni “MOST” e cila kryen vëzhgimin me 107 vëzhgues.

Nga ky asociacion gjithashtu theksojnë se në disa vendvotime ka pasur parregullsi.

Në vendvotimin 2809 në rrugën “Naroden Front” tetë fletëvotime janë grisur së bashku me pjesën që duhet të ngel në koçan dhe ku gjendet numri serik. Këshilli zgjedhor e ka shënuar rastin në regjistrin për evidentimin e ngjarjeve. Pas mbylljes së vendvotimit rasti, siç theksojnë nga “Most” do të vendoset edhe në procesverbal ndërsa gjatë numërimit të votave, pjesët e grisura do të kthehen në koçan. E njëjta ka ndodhur edhe në vendvotimin 2832 në rrugën “Mirçe Acev” ku katër fletëvotime janë grisur tërësisht nga koçani. Në vendvotimin 2831 në rrugën “Gjuro Gjonoviq” dy fletëvotime së bashku me numrin serik janë grisur nga koçani, prej të cilave njëra është lëshuar në kuti së bashku me numrin serik ndërsa për të dytin ka reaguar kryetari i OZ, pas çka pjesa e numrit serik është kthyer në koçan. Në vendvotimin e njëjtë është vërejtur lexim me zë i emrave të votuesve.

“Most” njofton se në vendvotimin 2830 në rrugën “Gjuro Gjonoviq” një person ka debatuar me kryetarin e këshillit zgjedhor. Fjalosja ka vazhduar edhe jashtë vendvotimit, pas çka ka intervenuar policia duke larguar personin nga objekti.

Në vendvotimin 2837 në rrugën “Veljo Vlahoviq” përfaqësuesi i këshillit zgjedhor me zë ka lexuar emrat e votuesve ndërsa njëri prej votuesve ka lëshuar paravënin me fletëvotim të hapur duke i pyetur anëtarët e këshillit zgjedhor nëse ka rrethuar saktë. Këshilli ka këshilluar që të mbështjellë fletën sepse nuk duhet të tregohet publikisht.

“Most” iu bëjnë thirrje qytetarëve nëse vërejnë parregullsi t’i paraqesin ato në telefonin falas 080080080.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.