fbpx

Policët nga Shtipi paditin MPB-në

-

Afër dyzet kallëzime ka publikuar Gjykata themelore e Shtipit në dy- tre muajt e kaluar, të gjitha nga punonjësit në Ministrinë e punëve të brendshme. Paditë kryesisht janë të policëve, të cilët nuk kanë pranuar shtesa për rrogat, punë jashtë orarit, shpenzime transporti dhe regreset për pushime vjetore.

Sindikata e pavarur policore vlerëson në nivel të shtetit, MPB në disa vitet e fundit duhet të paguaj rreth 8 milion euro për paditë. Nga MPB nuk kanë të dhëna të saktë për çfarë shume bëhet fjalë.

Paditë e publikuara publike të policëve të Shtipit kapin vlerën prej 20. 000 denarë e deri më 120 000 sa edhe është vlera më e madhe e shqiptuar. Zëdhënësi i Gjykatës themelore në Shtip, Stojan Mihov thotë se këto padi bazohen në ligjin dhe Marrëveshjen kolektive që e kanë firmosur MPB dhe Sindikata.

Kryetari i Sindikatës së pavarur policore, Goce Delçev deklaroi se problemet kanë ndodhur së pari me shpenzimet e transportit.

“Kishte risistemim të nëpunësve policor prej Kumanovës në Gjevgjeli dhe nga Kumanova në Dibër. Pas kësaj, kolegët nuk kanë pranuar shpenzimet e rrugës që u takojnë. Kur filluan të publikohen paditë në gjyq, u ndalën edhe risistemimet” thotë Delçev.

Më pas kanë vazhduar ndërprerjet e kompensimeve për punë jashtë orarit dhe kujdestaritë, ku pastaj janë ngritur padi tjera.

Nga Sindikata janë të prerë se anëtarët e tyre do të kërkojnë t’u paguhet edhe denari i fundit. Kryetari Delçev shton se kanë për të zgjidhur edhe shumë çështje tjera.

“Jo vetëm krevatet nga hekuri për të cilat flet ministrja Jankuloska në një prej bisedave të përgjuara, por edhe pajisja e cila është sikur e armatës dhe policisë shqiptare në kohën e regjimit të Enver Hoxhës” deklaroi Delçev.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.