fbpx

Referendum në Qendër për pamjen e QTQ-së

-

Banorët e komunës Qendër sot në referendum do të votojnë për pamjen e Qendrës tregtare të qytetit në Shkup.

Në përputhje me listën zgjedhore, 43.560 qytetarë kanë të drejtë të përgjigjen në pyetjen e referendumit “A jeni për atë që të mbahet pamja autentike e fasadës së QTQ-së”?

Votimin do ta mbikëqyrin 597 vëzhgues, prej të cilëve katër nga OSBE, 181 nga Shoqëria civile “8 Shtatori”, 156 nga “Sinergia” e Shtipit, 107 nga asociacioni “Most”, 79 nga “Civil” e tjerë.

Sipas rregullave, që referendumi të jetë i suksesshëm nevojiten gjysma e të regjistruarve të dalin në votim dhe gjysma prej tyre të deklarohen “PËR” mbajtjen e pamjes autentike të QTQ-së.

Organizata joqeveritare “Civil” sot në mëngjes njoftoi se gjatë natës në telefonin kujdestar dhe rrjetat sociale kanë pranuar ankesa për parregullsi.

“Në rrugën “Naroden Front nr.19” dhe dy adresa tjera në rrugën “Kosta Shashov” në lagjen Kapishtec, komuna Qendër, ashensorët qëllimisht janë prishur, sipas dëshmive të qytetarëve. Afishet nga fushata e referendumit për QTQ-në janë grisur gjatë natës së kaluar. Edhe para selisë së “Civil”, afishet e fushatës janë grisur dhe hedhur para hyrjes. Në vendvotimin nr 2809 në rrugën “Naroden front nr 21” në këshillin votues janë grisur tetë fletëvotime me gjithë pjesën që duhet të ngel në koçan.

Nga organizatat joqeveritare thonë se po kryhet presion mbi vëzhguesit e tyre.

“Në vendvotimin m numër 2850 në SH.F “Goce Dellçev” (ish “Lenin”) një vëzhgueses sonë i është marrë autorizimi nga “Civil”, nën arsyetimin: “Patjetër duhet të kemi diçka”. Kjo është sjellja joligjore e Këshillit zgjedhor dhe ftojmë Komisioni zgjedhor komunal të intervenoj në këtë dhe rastet tjera lidhur me parregullsitë gjatë zbatimit të referendumit për QTQ-në”, thuhet në njoftimin e “Civil”.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.