fbpx

Mitropoliti i Selanikut Antimos propozon që të quhemi “Republika Pellagonia”

-

Mitropoliti i Selanikut me pritje patriotike, Antimos shkaktoi befasi në Greqi me deklaratën se është lutur për sukses në Bruksel të kryeministrit Aleksis Cipras. Megjithatë, edhe pse qëndroi në anën e tij lidhur me ekonominë, megjithatë nuk është i kënaqur nga qëndrimi i Cipras për kontestin me emrin, gjegjësisht nga qëndrimi për emër me parashtresë gjeografike. Në intervistë për gazetën “Katimerini”, Antimos komenton se nuk pajtohet me propozimin e Ciprasit për emër kompleks dhe nënvizon se as ai, as paraardhësit e tij, e as populli nuk e pranojnë këtë qëndrim të qeverive greke.

Sipas Antimos, i cili çdo javë në liturgjitë e tij “ligjëron” kundër idesë për emër kompleks dhe kundër kompromisit me Maqedoninë, emri duhet të nxirret nga toponimet maqedonase dhe të mos ketë lidhje me emrin Maqedoni.

-Një shembull se si mund të emërohet është “Republika Pellagonia”. Ka edhe dy- tre emra që nxirren nga rajonet e tyre, por unë them pse mos të qëndrojë “Republika Shkupi”- ka komentuar Antimos për “Katimerini”.

Mitropoliti thekson se është e patjetërsueshme të ekziston Ministri për Maqedoninë dhe Thrakinë, që Cipras, për befasi, e la të funksionojë duke vendosur udhëheqës nga radhët e partisë ultra djathtiste “Grekët e Pavarur”.

Antimos vlerëson se vendimi i Papandreu që të hiqet Ministria ka dëmtuar dukshëm popullin e Greqisë Veriore, duke bërë që të ndihen jorelevant në tërë shtetin.

“Ministria ofron jetë dhe ndjenjë të prezencës dhe vlerës së shtetit grek në rajonin e Maqedonisë”- komenton Antimos.

Vet arsyeton incident që e ka bërë në kohën kur Jorgos Papandreu ishte kryeministër. Gjatë një vizite të tij në kishën “Shën Dimitri” në Selanik, Antimos në mes të liturgjisë ka brohoritur “Të jetoj Maqedonia dhe ministria” për t’ia bërë me dije Papandreut se kundërshton vendimin për mbylljen e ministrisë. Antimos apelon deri tek Cipras që mos ta harroj këtë ministri e cila tani është bërë pjesë e ministrisë më të gjerë për bashkimin e disa institucioneve dhe t’i jep kompetenca përkatëse që mos të harrohet rajoni.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.