fbpx

Pavlopulos: Vetëm të paarsyeshmit dyshojnë në karakterin grek të Maqedonisë

-

Presidenti greke Propokis Pavlopulos konsideron se vetëm ato që nuk kanë arsye mund të mendojnë se Maqedonia i takon tjetër kujt përveç Greqisë. Presidenti i fqinjit jugor, në takimin e sotëm me përfaqësues të Unionit rajonal të komunave nga Maqedonia Qendrore, në pallatin e presidentit dërgoi mesazh të qartë se askush nuk guxon të dyshoj në këtë se Maqedonia historike i takon Greqisë.

Kjo ishte porosia e parë indirekte dhe zbulim i qartë i qëndrimeve të tija në lidhje me kontestin e emrit, që mund të interpretohen si të qarta djathtiste nëse kihet parasysh se vjen nga radhët e partisë djathtiste të Demokracisë së Re.

Deklarata e presidentit grek për karakterin e fortë grek të Maqedonisë vjen pasi përfaqësues të Unionit i dhuruan pllakat me emblemën e Unionit me imazhin e Lekës së Madh dhe diellin e Verginës si dhe një pjesë të vogël simbolike nga mozaiku i Amfipolis, duke theksuar se gjithë këto simbole janë shenjë e fortë dhe porosi se Maqedonia është pjesë e Greqisë edhe historikisht edhe tani.

“Vetëm të paarsyeshmit dhe ata që nuk e dinë historinë mund të dyshojnë në karakterin grek të Maqedonisë- theksoi Pavlopulos.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.