fbpx

Maqedonia në minus të lartë, në fazë të verdhë në tre rajone

-

Nga Enti Hidrometeorologjik sot paralajmërojnë temperatura shumë të ulëta,dhe tri rajone në vend do të jenë në fazën e verdhë paralajmëruese.

Ohri- Prespa, Pollogu- Poreçe dhe Osogovë- Malesheva janë shpallur si regjione kritike, sidomos në ato pjesë të vendit  temperaturat do të sillen  prej -10 deri në -17 gradë celsius, sidomos në orët e mëngjesit.

Pritet  që në këto regjione të mbizotërojnë temperatura të ulëta.

Qytetarët e të gjithë vendit, sidomos të qyteteve të Tetovës, Gostivarit, Dibrës, Ohrit, Strugës, Resnjes, Berovës etj. duhet t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e ulëta, edhe atë mbajtja e veshjes së ngrohtë dhe këpucëve për borë dhe akull, rregullisht të konsumohen pije të ngrohta, shmangien e gjatë në vende të hapura, dhe kujdes të jashtëzakonshëm nëpër sipërfaqet rrëshqitëse.

Në përputhje me rekomandimet, sidomos duhet të kihet kujdes për kategoritë më të rrezikuara të popullatës siç janë të rriturit dhe të sëmurët kronik,  të cilët përveç respektimit të rekomandimeve të përgjithshme, duhet rregullisht të marrin terapinë e duhur.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.