fbpx

Kritikuesi i Putinit, Aleksej Navallni, i dënuar me kusht, ndërsa vëllai i tij me dënim me burg

-

Gjykata ruse i ka përcaktuar dënim me kusht Aleksej Navallnit, kritikuesit të ashpër të Kremlinit dhe të politikës së presidentit Vlladimir Putin, ndërsa vëllai i tij Oleg navallni është dënuar me tre vjet e gjysmë burgim, informoi sot gazeta e Londrës “Gardijan”.

Navallni ju priu protestave kundër presidentit Vlladimir Putin, kur dhjetra qytetarë dolën në rrugët e Moskës dhe të sankt Petersburgut për të demonstruar kundër korrupsionit në qarqet e brendshme të Putinit.

Rasti i tij konsiderohet si pjesë e fushatës për “ngufatje të disidentëve”.

Vëllezërit navallni ishin të akuzuar se në periudhën midis viteve 2008 dhe 2012, kanë vjedhur 30 milion rubla, ose rreth 430.000 euro, sipas kursit aktual devizor, nga dy firmat, nga të cilat njëra është filiali i kompanisë franceze “Iv Roshe”.

Kremlini i hedh poshtë akuzat se e përdor gjykatën për përndjekje të oponentëve, shkruan “Gardijan”, duke i theksuar një pjesë të deklaratave me të cilat Navallni i është drejtuar gjykatës Jelena Korobçenko.

– Vallë a nuk turpëroheni nga ajo që e bëni. Përse e fusni vëllanë tim në burg? Për të më ndëshkuar në mënyrë më të vrazhdët – ka thënë Navallni.

Aleksej Navallni për momentin është në paraburgim shtëpiak, duke vuajtur një dënim tjetër prej pesë vjet burgim, të shqiptuar vitin e kaluar për një vepër tjetër.

– Pushtetin e mundojnë dhe i shkatërrojnë kushërinjtë e oponentëve politik. Ky regjim nuk meriton të ekzistojë, patjetër duhet të asgjësohet – ka deklaruar navallni para raporteve jashtë nga salla e gjykimit përderisa ka qenë i shoqëruar për në automjetin për të burgosur.

Vendimi gjyqësor është sjellë një muaj më herët, pasiqë përkrahësit e Navallnit kanë deklaruar  se planifikojnë protesta të mëdha më 15 janar të vitit 2015.

Përkrahësit e tij, në vend në janar, kanë paralajmëruar protesta për sot, në sheshin qendror para Kremlinit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.