Ludmil Klusev dënohet me 26 muaj burg dhe dënim në të holla prej 17.500 dollarë

-

I biri i kryeministrit të parë të Maqedonisë së pavarur, Nikola Klusev dënohet me 26 muaj burg dhe dënim në të holla prej 17.500 dollarë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së drejtësisë në SHBA, dërguar pranë agjencisë “Meta”.

Klusev është dënuar nga ama e gjykatësit amerikan të qarkut, Alvin Tompson në Hartford, për shpërndarje ilegale të narkotikëve dhe mashtrim me mbrojtje shëndetësore.

Klusev i cili në SHBA punon si psikiatër, u arrestua më 12 nëntor 2015 nën akuzën se pacientëve u ka shkruar sasi të mëdha të ilaçeve “aderal” dhe “zanaks” (tek ne njihen me emrin “heleks”) për të cilat personat ia kanë paguar në dorë.

“Hetimi, që përfshin dëshmitarë të besueshëm dhe polic i cili është paraqitur si pacient, zbuloi se Klusev i ka shkruar ilaçet pa kontroll përkatës të pacientëve, ka shkruar receta pa vërtetimin e gjendjes që kërkon trajtim mjekësor me këto ilaçe dhe ka dhënë receta në këmbim të parave për pacientë të cilët kanë treguar shenja varësie . Ai gjithashtu ka urdhëruar punonjësit të nënshkruan receta në emrin e tij kur ai ka qenë jashtë shtetit. Në vitin 2014 dhe 2015, Klusev në mënyrë joligjore ka faturuar nga kompani private shëndetësore rreth 76.983 dollarë për shërbime të kryera mjekësore kur ai ka qenë jashtë shtetit”, thuhet në njoftim.

Klusev është pajtuar që t’ia marrin ordinancën. Nga zyra e tij, në ditën e arrestimit janë konfiskuar 173.095 dollarë. Ai gjithashtu, është pajtuar që të heq dorë nga 117.431 dollarë që kanë qenë në llogarinë e tij zyrtare dhe të paguaj kompensim prej 76.983 dollarë.

Para shqiptimit të aktakuzës, Klusev ishte në paraburgim ndërsa më 30 nëntor 2016 u deklarua si fajtor.

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...