Uajgël demonton se ka njoftuar diçka që Gruevski ia ka thënë

-

Raportuesi i R. së Maqedonisë në Parlamentin Evropian, Ivo Uajgël sot në deklaratë për agjencinë shtetërore të lajmeve MIA, demanton se ai për ndonjë medium ka deklaruar diç lidhur me kryetarin e VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski dhe se ka njoftuar diç që Gruevski ia ka thënë gjatë vizitës së fundit në Shkup.

“Unë si person asnjëherë nuk personifikoj përgjegjësinë dhe nuk përzihem në politikën maqedonase duke përmendur emra njerëzish. Nuk di ta targetoj fajin në emër konkret. Unë kam folur për atë që më herët e thashë për Nova TV, se Maqedonia patjetër ta përjetoj katastrofën e politikës së vet dhe rrugë për më tutje është përmes asaj që e bën Prokuroria Speciale. Nëse vërtetohet nëpër sistemin gjyqësor se ekziston përgjegjësi individuale, atëherë ai kuptohet patjetër duhet t’i pësojë pasojat në shtetin juridik”, thotë Uajgël.

Në pyetjen nëse ai personalisht në ndonjë deklaratë apo intervistë e ka përmendur ish kryeministrin Gruevski dhe diçka që gjoja kryetari i VMRO DPMNE-së ia ka thënë personalisht, euro- deputeti slloven demanton se ka folur diç të tillë.

Mediat dje përcollën deklaratë nga deputeti evropian Ivo Uajgël për agjencinë turke të lajmeve “Anadolija” ku euro- deputeti thotë se Gruevski ka thënë se do të vazhdoj deri në fund sepse nuk dëshiron të shkojë në burg.

“Më karakteristike megjithatë është deklarata që na e dha Nikola Gruevski, kryetari i VMRO DPMNE-së, se do të këmbëngul deri në fund, sepse nuk i shkohet në burg. Nëse ky është motivi i çdo gjëje, atëherë kjo do të thotë se edhe gjatë kohë nuk do të ketë kompromise”, citoi “Al Jazeera” deklaratën e Uajgëlit të cilën e ka thënë për “Anadolija”

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...

Polemika mbi luftën hibride pas publikimit të audio-incizimit mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit

*Përgatiti: Fitim Gashi Publikimi i një audio-incizimi nga “Paparaci” mes shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiqit, që për shumë vite ishte figura kryesore në veri e lidhur me krimin...