fbpx

Padi penale për ish dekanin e Fakultetit stomatologjik

-

Drejtoria e policisë financiare deri tek Prokuroria themelore publike në Shkup, ngriti padi penale kundër ish dekanit të Fakultetit stomatologjik në Shkup, për shkak të dyshimit se ka kryer keqpërdorime financiare gjatë kryerjes së detyrës si dekan.

Sipas të dhënave të policisë financiare që i ka mbledhur gjatë hetimit, ish dekani i Fakultetit stomatologjik në Shkup, disa mjekëve specialist nga fusha të ndryshme në Fakultet, ua ka falur kompensimin për specializim që kanë qenë të obliguar ta paguajnë.

Dekani tanimë i paditur, veprën e ka bërë në periudhën 2010-2012 kur, edhe pse me ligj dhe statut ka qenë i obliguar për funksionim të përgjegjshëm financiar, ka vepruar në të kundërtën e vendimeve nga ministri kompetent i shëndetësisë dhe Fakultetin stomatologjik për konfirmimin e lartësisë së dinamikës së pagesës. Edhe pse i denoncuar ka qenë i vetëdijshëm se specialist tjerë i kanë paguar obligimet e tyre ndaj Fakultetit apo kanë lidhur kontratë në noter për rregullimin e dinamikës së pagesës për borxhin e ngelur, megjithatë ka lejuar gjashtë të privilegjuarit të kryejnë specializim falas.

Me sjelljen e tij, i denoncuar ka shkaktuar dëm të drejtpërdrejtë buxhetit të Fakultetit stomatologjik në Shkup në vlerë prej 55 mijë euro në kundërvlerë të denarit.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.