fbpx

Kozias : Masat për ndërtimin e besimit të arrihen deri në qershor

-

Kriza politike në vend ishte në qendër të takimit edhe të ministrit të jashtëm grek Nikos Kocias dhe zv/kryeministrit për çështje evropiane Fatmir Besimi në Athinë. Shefi i diplomacisë greke shprehu mbështetjen ndaj bisedimeve të liderëve që zhvillohen me ndërmjetësim të komisionarit Han. Nga ana tjetër në takimin e sotëm kokë më kokë Kocias-Besimi kanë qenë edhe çështja e emrit dhe masat për ndërtimin e besimit mes Shkupit dhe Athinës. Megjithëse nuk zbardhi detaje lidhur me përmbajtjen e këtyre masave, ministri i jashtëm grek tha se rreth disa çështjeve palët tashmë kanë qëndrime të përbashkëta. Kocias tha se më shumë detaje do të zbardh gjatë vizitës së tij në Shkup në fund të muajit.

Siç deklaron Kozias, pas takimit të sotëm në MPJ-në greke, Greqia është e vendosur që sa më shpejtë të miratohen masat që do të ndihmonin të përforcohet dhe përmirësohet besimi mes dy palëve. Ai shtoi se në ditët në vijim një zyrtar i lartë i MPJ-së greke do të udhëtoj në Shkup për bisedime më të hollësishme rreth masave ndërsa më pas biseda do të vazhdoj gjatë vizitës së qershorit në Shkup. Shefi i diplomacisë greke ka thënë se me ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Poposki kanë këmbyer katalogje me propozime dhe se janë formuluar dy lista paralele dhe drejtorët politik të dy ministrive do të ulen në tavolinë për të biseduar rreth detajeve të masave.

“Unë shpreha mbështetjen për bisedimet që ndodhin mes partive politike dhe komisionarit Han. Ne folëm për bisedimet aktuale dhe ato që do të ndodhin në të ardhmen rreth çështjes së emrit. Gjithashtu folëm për masat për ndërtimin e besimit. Masat për ndërtimin e besimit do t’i zbardhim në Shkup, ku fillimisht do të zhvillohen bisedimet në mes drejtorëve politik. Kemi nevojë për sqarime shtesë për të definuar se çfarë do secila nga palët” , deklaroi Nikos Kocias, Ministër i Jashtëm i Greqisë.

Për masat tanimë është kërkuar ndihmë evropiane. Athina ka kërkuar Komisioni dhe komisari për zgjerim, Johanes Han t’i shqyrtoj mundësitë për financimin e një pjese të masave që do t’i miratonin të dyja palët.

“Jam i lumtur që patëm mundësi të bisedojmë për çështjet e hapura mes nesh. Ajo që ram dakord është se këto çështje mund të zgjidhen, duke përmirësuar bashkëpunimin bilateral, duke kultivuar marrëdhëniet të mira ndër-fqinjësore dhe ndarë vlera të përbashkëta në të ardhmen në familjen euro-atlantike”, tha Fatmir Besimi, zv/kryeministër për çështje evropiane”

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.