fbpx

Komiteti i Helsinkit: Të drejtat e njeriut janë të humbur në diskursin politik-partiak

-

Në vitin 2015 ishim dëshmitarë të abuzimit absolut të sistemit shtetëror për forcimin e fuqisë së koalicionit qeverisës, kundër dëshirave dhe nevojave të qytetarëve që plotësisht u humbën në diskursin politik-partiak dhe kanë humbur besimin tashmë të dobët në institucione, thuhet në deklaratën e Komisionit për të Drejtat e Njeriut me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

“Duke filluar nga mbikqyrja masovike e komunikimeve të qytetarëve, përdorimin e tepruar të forcës nga ana e policisë në protestat e 5 majit si dhe pastaj kufizimin e të drejtës për të protestuar para institucioneve, veçanërisht në Qeveri, kufizimi i lirisë së shprehjes, diskriminimi vazhdon të ekzistoj në çdo pore të shoqërisë, veçanërisht të komuniteteve të margjinalizuara dhe refugjatët, ne mund të konkludojmë se në vitin 2015 ishin shkatërruar të gjitha bazat në të cilët duhet të ndërtohet sistemi demokratik dhe shoqëria, thonë nga Komiteti i Helsinkit.

Shtetet- anëtare të Kombeve të Bashkuara sot shënuan Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut, me mesazhin “të drejtat tona, liria jonë është gjithmonë” për të promovuar dhe për të rritur ndërgjegjësimin e dy pakteve themelore mbi të drejtat civile, politike dhe ato ekonomike, sociale dhe kulturore, të cilat në vitin 2016 shënojnë 50 vjetorin e miratimit të tyre.

Maqedonia, si një anëtar i Kombeve të Bashkuara ka ratifikuar dy dokumente ndërkombëtare, me çka u bënë pjesë e sistemit tonë juridik.

“Edhe pse kjo do të thotë se shteti duhet të garantojë dhe respektoj të drejtat dhe liritë e parashtruara në këto dokumente, Maqedonia vepron krejtësisht në të kundërtën dhe ende kufizon liritë dhe të drejtat themelore, më pas duke mos siguruar mekanizma efektiv për mbrojtjen e tyre”, thotë Komiteti i Helsinkut.

 

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.