Këshilli gjyqësor sot në seancë të mbyllur do të vendos për vlerësim të jashtëzakonshëm të kandidatëve për kryetar të Gjykatës Penale dhe Supreme. Në seancë gjithashtu do të shqyrtohen edhe gjendjet në Gjykatën Themelore Shkupi 1, pas skandaleve të kohës së fundit dhe kallëzimeve penale mes gjykatësve.
Këshilli gjyqësor në seancën e 7 tetorit shpalli konkurs për emërimin e kryetarëve të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Themelore Shkupi 1. Mundësia për vlerësimin e tyre të jashtëzakonshëm parashihet në Ligjin për këshill gjyqësor.
Kandidatë për kryetar të ri të Gjykatës Themelore Shkup janë kryetari aktual, Vlladimir Pançevski dhe gjykatësit Ivan Xholev dhe Vlladimir Tufegxhiq ndërsa për post kryetari në gjykatën më të lartë në vend, jo- zyrtarisht kandidatura kanë dorëzuar kryetarja aktuale, Lidija Nedellkova, ish kryetari i gjykatës, Jovo Vangellovski, gjykatësja Snezhana Bajlazova dhe kolegia e saj nga Gjykata Supreme, gjykatësja Besa Ademi.