fbpx

“Do ta ndryshojmë Evropën”: Grekët nëpër sheshe përkrahin Ciprasin

-

Nëpër sheshet qendrore të Athinës, Selanikut, Patras, dhe në qytet e tjera të Greqisë janë tubuar me mijëra qytetarë për të përkrahur qeverinë. Ky është protestë historik, sepse në Greqi më shumë se në tri dekadat e kaluara nuk është mbajtur protestë masovike me të cilën  përkrahet  qeveria dhe politika e saj. Qytetarët masovikisht  tubohen nëpër sheshet, pas thirrjeve në mëngjes, nëpërmjet rrjeteve sociale që të dalin në rrugë  për të shprehu revoltën e tyre, për shkak të vendimit të Bankës Qendrore Evropiane për refuzimin e obligacioneve shtetërore, hap që është interpretuar si edhe tentim i Evropës për të ushtruar presion ndaj Greqisë.

“  Nuk do të lejojë të na shantazhojnë, nuk do të dorëzohemi”, “Kthimi mbrapa nuk ka, do të fitojmë”, këto janë parullat kryesore  të mijëra qytetarëve, të cilët rreth dy orë qetë protestuan para parlamentit, për të përkrahur  përpjekjet e Aleksis Ciprasit që ta shpëtojë Greqinë nga situata e vështirë financiare. Qytetarët komentojnë se populli ka vendosur t’iu kthehet krenaria dhe dinjiteti  dhe nuk do të lejojnë që këtë ta shkelin  BE-ja dhe institucionet financiare evropian.

Plotësisht e përkrahin Ciprasin dhe janë optimist se do t’ia del t’ua kthej jetën normale. Shumë nga parullat shprehin pikërisht mllefin ndaj vendimeve të institucioneve evropiane që vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj Greqisë, kryesisht  nga Gjermania. “Do ta ndryshojmë”, “Shojbe dhe Merkel”- kërcënoheni, shantazhoni, vidhni,vrisni që nga viti 1941. Nuk ju kemi frikë” ,janë disa nga  porositë e pllakateve me të cilat shprehet mllefi kundër BE-së dhe institucioneve të mëdha  të vazhdojë me shpengimet financiare ndaj Greqisë dhe të refuzohet tentativa e qeverisë greke të hyjë në bisedime të reja për borxhin

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.