fbpx

Zaevi për BIRN: Nëse “bomba” dështon” do të largohem

-

Provat dhe materialet nga “bomba” të cilat lideri i opozitës i paralajmëron do të fillojnë të publikohen në opinion në fillim të javës së ardhshme, thotë Zoran Zaevi  në intervistë  e “Rrjetin Ballkanik Hulumtues Raportues” (BIRN).

“Me tu miratuar vendimet e kryesisë së partisë, pret që edhe disa nga partitë e opozitës të dalin me vendimet e tyre. Kjo dot ë ndodh këtë fundjavë. Realisht në fillim të javës, kur dot ë fillojnë të publikohen  provat” , thotë  në intervistë Zaevi.

Pas publikimit të provave, Zave thotë se pret zgjidhje politike dhe dorëheqje nga ana e atyre që janë përfshirë në ato prova, nuk le hapësirë edhe për skenarë të tjerë.

Nëse kjo nuk do të ketë sukses atëherë do të largohem nga posti- thotë lideri i LSDM-së

Zaevi për BIRN pohon se materialet vijnë nga shërbimet sekrete të Maqedonisë.

Ai është  kategorik se nuk ka bashkëpunuar me shërbimet sekreten dhe thotë se kryeministri Nikola Gruevski i pari ka nxitur debatin për “bombën” për  katër takimet e tyre, e jo e kundërta.

Nëse shikoni terminët e atyre bisedimeve, do të shihni se unë edhe më herët, publikisht kam përsëritur se askush nuk ka të drejtë ta fshehë të drejtën nga qytetarët dhe se ajo do të del në shesh. Të gjitha takimet me kryeministrin, ishin  lidhur me pesë kërkesat e opozitës. Menduan një javë, kjo ishte pas takimit të tretë që në fund të thonë- jo, ju në opinion thoni se keni ndonjë provë, nëse nuk na jepni provat, nuk ka bisedime. Unë iu thashë nuk ka gjasa t’iu jap provat, sepse në këtë formë nuk dot ë mund të informohet opinioni i gjerë- thotë  Zaevi  në intervistë.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.