fbpx

Vërshojnë disa lumenj në Maqedoni

-

Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshëm të shiut, disa lumenj sërish janë vërshuar nga shtretërit e tyre dhe sërish janë përmbytur disa sipërfaqe bujqësore, shtëpi dhe objekte të improvizuara, njoftojnë mediumet.

Siç shkruan “Utrinski” në faqen e saj të internetit, në zonën e Kavadarit janë vërshuar lumi Luda Mara, tek fshati Glishiq dhe Marena, ku nën ujë kanë përfunduar sipërfaqe me vreshta dhe pemë tjera ndërsa janë vërshuar edhe disa sera. Uji nga lumi është vërshuar edhe nga bregu i qytetit përgjatë shëtitores në Kavadar.

Nga shtrati i tyre në dy vende janë vërshuar edhe Cërna Reka dhe janë përmbytur sipërfaqe bujqësore, por tani për tani nuk ka raste të paraqitura se uji ka hyrë edhe në objekte, informojnë nga Qendra për menaxhim me kriza në Prilep.

Mediumet njoftojnë se vërshime janë vërejtur edhe në lumin Slupçanka në rajonin e Likovës.

Në muajt janar dhe shkurt Maqedonia ishte e përfshirë nga vërshimet që shkaktuan dëme të mëdha në disa rajone të vendit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.