Para RTVM-së “këndohej” alfabeti i regjimit

Qindra qytetarë u grumbulluan para radio- televizionit të Maqedonisë (RTVM) në protestën e cila filloi prej orës 12 për shkak të refuzimit të servisit nacional të transmetoj audio regjistrimet e “bombave” që është duke i publikuar lideri opozitar, Zoran Zaev.

Para të pranishmëve krahas udhëheqësit së protestës Stojançe Angelov u drejtuan edhe figura të shquara nga jeta shoqërore dhe kulturore në vend.

Doajeni i gazetarisë sportive maqedonase Atanas Kostovski me qytetarët e grumbulluar ndau një pjesë e përvojës së tij në RTVM, kur siç tha, janë emetuar të gjitha informacionet dhe televizioni ka qenë servis i vërtetë i qytetarëve.

“Duan e vërteta e tyre të jetë e jona, e kjo nuk mundet. Të gjithë e dimë se pranvera është duke ardhur. Edhe ndryshimet do të vijnë. Kolegëve iu porosis se po vjen koha për emisione të reja- pa titull, por me shkak” tha Kostovski.

Aktorja Ana Kostovska këndoi siglën lajmëruese nga emisionin legjendar në produksionin e radio- televizionit të atëhershëm Shkupi tani RTVM, “Bushava Azbuka”.

-Para 30 viteve në këtë objekt fillova karrierën time. E këndoja alfabetin e demokracisë sonë. Por, tani erdhi koha ta këndojmë alfabetin e regjimit- tha Kostovska.

Në fjalimin e tij në protestën e sotme Stojançe Angelov foli për regjistrimet nga “bomba” e fundit që e publikoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe edhe njëherë i bëri thirrje kryeministri Nikolla Gruevski të jep dorëheqje.

“Ne në Maqedoni nuk kemi zgjedhje. Si mund të mendojmë se pas gjithë kësaj që dëgjuam se ky pushtet është legjitim. Mos të kthehem shumë mbrapa, do të flas vetëm për krimet e fundit të pushtetit të cilat i dëgjuam, provizionin që e kanë marrë nga ndërtimi i autostradave. Nëse kaq kanë marr vetëm nga ndërtimi i autostradës, mund të paramendojmë se kanë marrë nga projekti “Shkupi 2014”, nga digat, gazsjellësit dhe objekteve tjera. Gruevski, edhe njëherë po të bëj thirrje- jep dorëheqje. As VMRO DPMNE-ja nuk të dëshiron më dhe nuk do të të zgjedhin si kryetar në kongresin e ardhshëm”.

Angelov paralajmëroi se po përgatitet “Plenum civil” i cili do t’i bashkoj qytetarët.

“Unë premtoj 1 milion euro për atë Prokuror publik i cili do ta arrestojë Gruevskin. Paratë nuk do t’i japim nga buxheti i shtetit, por nga ato që do t’ua marrim atyre. Në vijim e sipër është formimi i “Plenumit civil”. Në vijim e sipër është sinkronizimi i sulmeve me bombë. Të hënën prej 19 deri 19. 30 në të gjithë mediumet e lira të lëshohen “bombat”.

Angelov i falënderoi të gjithë qytetarët që sot kanë dalë para godinës së RTVM-së dhe iu bëri thirrje që të shtunën e ardhshme të mblidhen në numër shumë më të madh dhe së bashku, siç tha, ta rrëzojnë këtë regjim.

“Unë nuk kam ndërmend të largohem nga shteti im për shkak të një grupit të banditëve- tha Angelov.

 

А – Ало Миле? Ало началниче?
Б – Будалетинки
В – Вол
Г – ГУП, Говедо, Гревчиња
Д – ДУП, Да не е многу, Да му ебам матер
Ѓ – Ѓон образ
Е – Ендек
Ж – Жутите
З – Згради – мади, Забегани, Затвор – сите таму ќе завршиме
Ѕ – Ѕвони му на Миле, Ѕвони му на Кире
И – Имаш за частење
Ј – Јеби га началниче
К – Комуњари, Копиле, Комбе, Каменот од блиску доаѓа
Л – Латас, Лижење, Лудаци сме
Љ – Љубе лежи ко говедо
М – Ми текна, Мајката ќе му ја ебеме, МВРО-ДПМНЕ
Н – Некое ливче нека снема, Началниче, Ние сме ненорамални
Њ – Њо Њо Њо Њо Њо
О – Ортомче
П – Пустец, Пичка му материна, Плац на Водно
Р – Рекет
С – Странски служби, Судии, Снег во Охрид
Т – Трици да не јадат, Тие се против нас
Ќ – Ќе земам динамит следниот пат, да не го тупиме
У – Ургенција, У центар наебавме
Ф – Филимена, Фросина, Фонтани – чуда
Х – Хју Грант, Хиихихихихии, Хаахахааахахахаа
Ц – Циган по циган за уши, Цановски Фиат
Ч – Човечиња, Чоколадо јадеме, за леб немаме, Че прајм
Џ – Џубре
Ш – Шупак, Шу праиш?