fbpx

Votohet pakoja me masa për kursim në Greqi

-

Kuvendi i Greqisë pas debatit që zgjati gjatë tërë natës, miratoi pakon e tretë me masa për kursim. Për masat votuan 222 deputetë, 64 ishin kundër ndërsa 11 të abstenuar.

Partia SIRIZA humbi shumicën minimale parlamentare sepse masat i mbështetën vetëm 118 deputet majtist, dy më pak se numri kufizues prej 120, që joformalisht e kishte vendosur Aleksis Cipras si kufi që do të thotë se ende ka mbështetje shumicë nga partia e tij.

Cipras fitoi shuplakë të madhe nga 44 deputet sepse 32 deputetë nga SIRIZA ishin kundër, 11 të abstenuar ndërsa një deputete mungoi. Sipas të dhënave të para jozyrtare, në kushte të këtilla Cipras pasi të përfundojnë obligimet ndaj kreditorëve dhe pasi Greqia më 20 gusht e fiton këstin e parë nga kredia, do të vijë në Kuvend dhe do të kërkoj votimin e mocionit në Qeveri.

Diskutimi filloi rreth orës 3 pas mesnatës ndërsa përfundoi në orën 9 të mëngjesit sipas kohës lokale. Cipras bëri tentativën e fundit për t’i bërë për vete deputetët, duke konfirmuar se dilema me të cilën është ballafaquar Qeveria ka qenë shpëtim apo kolaps financiar apo social i shtetit.

Deputeti Panajotis Lafazanis, ish ministri i energjetikës, i cili dje paralajmëroi largim nga SIRIZA dhe formimin e një partie të re, theksoi se nuk e din a t’i vijë keq për këtë qeveri apo të turpërohet.

Kryetarja e Kuvendit, Zoi Konstatopolu që është një prej ithtarëve më të zëshme kundër masave të kursimit, ka theksuar se nuk do të jep mbështetje dhe nuk do ta mbroj Ciprasin ndërsa Janis Varufakis  i cili paralajmëroi se do të votoj kundër masave, theksoi se nëse Cipras kërkon prej të largohet nga vendi i deputetit, pa problem do ta bëj këtë.

Masat janë votuar kryesisht me mbështetjen e partive opozitare “Reka”, “Demokracia e Re” dhe “PASOK” që theksuan se edhe pse nuk janë të kënaqur nga marrëdhënies me Cipras, megjithatë do t’i mbështet masat.

“Do ta votojmë marrëveshjen për shkak të borxhit që i kemi Greqisë. Nuk ju besojmë, por s’ka mënyrë dhe rrugë tjetër” theksoi numri një i “Reka”, Stavros Teodorakis.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.