fbpx

Han: Nëse partitë nuk fokusohen për zgjedhje korrekte, qeveria e re nuk do të pranohet ndërkombëtarisht

-

Komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, iu ka bërë thirrje partive politike në Maqedoni që të vazhdojnë dialogun politik në kuadër të tryezës negociuese që njëherësh sipas tij paraqet rrugën e vetme që vendi të vazhdojë procesin e integrimit europian. Gjatë një fjalimi në institutin “Brookings ” në Washington, të publikuar në ueb faqen zyrtare të Bashkimit Evropian, Hahn ka porositur se “nëse partitë nuk punojnë bashkë dhe nuk mbeten të përqendruara për të mbajtur zgjedhje korrekte, qeveria e re nuk do të pranohet dhe njihet ndërkombëtarisht”.

Hahn shprehu zhgënjimin e thellë për ngjarjet e fundit. “Ne kemi investuar shumë në marrëveshjen e qershorit/korrikut të vitit të kaluar në mënyrë që vendi të shkojë përpara në rrugën e tij euro-atlantike. Shumë nga afatet nuk janë respektuar kur është dashur, por përfundimisht kjo është bërë. Nga këtu, fakti se zgjedhjet e 5 qershorit gjenden në një situatë të vështirë, të jem i sinqertë nuk e dijë se si do të duket çështja pas zgjedhjeve. Ajo që mund të bëj është ti ftoj të gjitha partitë, shoqërinë civile, por sidomos partitë politike, të kthehen në tryezën e negociatave dhe të përkushtohen në perspektivën euro-atlantike të vendit”, tha Hahn.

Ai ka pohuar se do të tentojë të ulë liderët politik në tryezën e bisedimeve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.