fbpx

Han konfirmoi se në shkurt sërish do të vij në Shkup

-

Komisari evropian për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han në profilin e tij në twitte paralajmëropi se  në shkurt do të vizitoj Maqedoni dhe kujtoj se të gjitha partitë duhet të kenë bashkëpunim konstruktiv.

“Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë: Janë të mirëseardhur hapat e parë të ndërmarra nga opozita që të përfshihet. Përpjekje serioze, gjithashtu, të shpejta duhet të bëjnë partitë qeveritare për Listën zgjedhore, Komisioni Shtetëror Zgjedhor  dhe për reformat në media. Bashkëpunim konstruktiv ndaj të gjitha partive është rruga e vetme për të siguruar zgjedhje korrekte dhe demokratike. Puna tani duhet të përshpejtohet. Në shkurt do të kthehem në Shkup, që të shoh progresin e përgatitjeve të zgjedhjeve të KShZ-së, bashkërisht me bashkësinë ndërkombëtare”, shkroi në Twitter.

Deputetët evropian Edvard Kukan, Ivo Vajgëll, Riçard Hovit, i cili ndërmjetëson për zgjidhjen e krizës politike, javës që vjen në Bruksel do të shqyrtojnë situatën e krijuar në Maqedoni, mëson “Meta”. Në takim është e mundur të merr pjesë edhe komisari evropian, mirëpo tani nuk ka konfirmim zyrtar.

Takimi me deputetët parlamentar vjen disa javë para vizitës së Hanit në Maqedoni.

Deputetët evropianë dhe komisari gjatë kohës së takimeve të tyre të fundit dolën me qëndrime të ndryshme, lidhur me zbatimin e zgjedhjeve.

Hovit, në intervistë për “Telmën”, deklaroi se dyshon që KShZ-ja ka kohë të mjaftueshme që të pastroj listën zgjedhore  dhe zgjedhjet që të mbahen më 24 prill. Ai theksoi se nuk është rëndësishme kur do të mbahen, por se është prioritet që ato të jenë të besueshme.

Disa ditë më vonë, Han nuk arriti t’i ç’bllokoj bisedimet për pikat e hapura nga Marrëveshja e Përzhinos. Partitë nuk arritën të merren vesh për datën e zgjedhjeve, e as për pastrimin e listës zgjedhore dhe për Ligjin për media. Pas bisedimeve të dështuara, Han deklaroi se megjithatë ka kohë të mjaftueshme për t’u bërë reformat e domosdoshme për zgjedhje të besueshme më 24 prill.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.