Zaev: Nuk dalim nga Qeveria, Marrëveshjes së Përzhinos i japim shansin deri më 24 shkurt

-

 LSDM-ja opozitare sonte mbajti Këshillin Qendror, ku njëzëri është marrë vendim i partisë që të mos marr pjesë në zgjedhjet e 24 prillit, por Marrëveshjes së Përzhinos t’i jepet edhe një shans, me çka ministrat teknik të LSDM-së do të mbeten në Qeveri derisa Kuvendi nuk shpërbëhet.

Lideri i opozitës  Zoran Zaev pas përfundimit të Këshillit Qendrorë në një deklaratë për mediat tha se ka pasur debat të suksesshëm dhe njëzëri është marrë vendim që të mos marrin pjesë në zgjedhjet e 24 prillit.

–  Pas debatit që patëm në Këshillin Qendror miratuam këto konkludime: imperativ është të ketë

zgjedhje korrekte, të rregullta dhe demokratike e jo data e mbajtjes së tyre. Maqedonisë nuk i duhen sërish zgjedhje të parregullta. Prandaj, ndërrimi i datës së zgjedhjeve nuk është dëshirë e opozitës, por nevojë për zbatim të plotë të Marrëveshjes së Përzhinos.  Kontroll i besueshëm  dhe cilësor i Listës Zgjedhore nuk mund të bëhet për 40 ditë, dhe pa një Listë zgjedhore të besueshme nuk ka zgjedhje të rregullta, si dhe pa rregullimin e duhur t mediave të krijimit të hapësirë mediatike për të gjitha partitë politike me efekt të duhur kohor para zgjedhjeve. Për LSDM-në janë të papranueshme zgjedhje pa pastruar Listën Zgjedhore dhe pa rregulluar në kohë mediat. Prandaj LSDM nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 24 prillit- deklaroi Zaevi.

Duke iu përgjigjur në pyetjen se cila datë për LSDM-në  është optimale, ai tha se ajo është sa të plotësohen të gjitha  obligimet në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinos.

-Sa të pastrohet Lista zgjedhore dhe sa të rregullohet edhe hapësira mediatike do të jetë baza minimale korrekte për të gjithë partitë politike të kenë hapësirë të barabartë për garë korrekte politike, menjëherë mund të caktohen zgjedhjet- tha Zaev.

Ai falënderoi ambasadorin e ShBA-së, Xhes Bejli për “deklaratën e shkëlqyer”, për të cilën siç tha janë në funksion të interesave të shtetit.

Manipulimi me AI: Pretendohet rrejshëm se Trumpi paralajmëroi sulm ndaj Serbisë për shkak të Kosovës

Një video e krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (AI) dhe e shpërndarë në “TikTok”, me titullin “Trumpi deklarohet për Kosovën dhe Serbinë”, ka mashtruar audiencën duke pretenduar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka...

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

Si e interpretoi media shqiptare deklaratën justifikuese të Presidentit rus Vladimir Putin Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin,...

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

Një video e bërë virale në rrjet shfaq vija të kuqërremta në qiell, të cilat janë interpretuar si raketa mbi Shqipëri Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku...

Kush po e financon dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj? Ndërtimi dhe lojërat e fatit, flamujt e kuq që duhen skanuar

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar kundër Dezinformimit, Erion Braçe, tha të enjten se, komisioni (që ai drejton) përcolli një mesazh të qartë politik: “Lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj...