Greqia dhe “treshja” arrijnë marrëveshje

-

Qeveria greke dhe “treshja” kanë arritur marrëveshje për obligimet e reja greke si dhe reformat që do ta sigurojnë pagesën e kredisë së re greke. Dokumenti sot do të dërgohet në Kuvendin dhe qeverinë e Greqisë dhe shpresohet të votohet që nesër.

Marrëveshje është arritur pas 18 orë bisedimeve të pandërprera mes palës greke dhe përfaqësuesve të institucioneve evropiane. Pas zgjatjeve të mëdha, thuhet se palët kanë bërë lëshime të vogla që të arrihet zgjidhje e shpejtë, pa pasur nevojë që bisedimet sërish të anulohen.

Siç njofton agjencia greke APE, duke u thirrur në burime qeveritare, është arritur marrëveshje që mos të zbatohen masa të reja për t’u arritur qëllimet në vitin 2015 dhe 2016. Marrëveshja e re, që për shumë njerëz në Greqi është memorandumi i tretë për kursim i kontraktuar mes qeverisë dhe kreditorëve evropian, tani për tani dihet se përfshin marrëveshje për deficit primar -0,25% nga BPV në vitin 2015, suficit primar 0,5% nga BPV në vitin 2016, 1,75% suficit primar nga BPV në vitin 2017 dhe 3,5% suficit primar në vitin 2018.

Palët edhe më tej po bisedojnë për detajet e fundit ndërsa më shumë të dhëna për marrëveshjen e plotë dhe masat konkrete priten gjatë ditës.

Tani beteja me kreditorët do të vazhdoj në kuvendin grek ku kryeministri Aleksis Cipras pritet të ballafaqohet me rezistencë të madhe kundër masave nga deputetët e tij nga radhët e SIRIZA.

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

Si e interpretoi media shqiptare deklaratën justifikuese të Presidentit rus Vladimir Putin Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin,...

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

Një video e bërë virale në rrjet shfaq vija të kuqërremta në qiell, të cilat janë interpretuar si raketa mbi Shqipëri Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku...

Kush po e financon dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj? Ndërtimi dhe lojërat e fatit, flamujt e kuq që duhen skanuar

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar kundër Dezinformimit, Erion Braçe, tha të enjten se, komisioni (që ai drejton) përcolli një mesazh të qartë politik: “Lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj...

Tituj manipulues për pasojat në Shqipëri nga konflikti Izrael-Iran

Pretendimi: Vijnë pasoja të rëndësishme në Shqipëri për shkak të luftës Izrael-Iran Vlerësimi: Mungon konteksti Lajmet keqinformuese apo ato të shpërndara me qëllimin për të mbledhur sa më shumë klikime kanë shfrytëzuar gjerësisht...