fbpx

Fondi i shëndetësisë miratoi kurimin jashtë vendit për Hanita Saliun e vogël

-

Fondi i shëndetësisë siguroi mjete për kurimin jashtë vendit të Hanita Saliut e cila ka sëmundje të njëjtë me atë të Tamara Dimovskës nga Velesi që ndërroi jetë vitin e kaluar.

Hanita e vogël në opinion u paraqit më 9 shkurt në protestën e përvjetorit nga vdekja e Tamarës. I ati i vajzës së vogël, Sadullah Saliu atëherë tha se dy herë kanë kërkuar ndihmë nga shteti, por se i kanë refuzuar me arsyetimin se kjo është diç gjenetike.

“Rasti i Hanitës është i njëjtë me atë të Tamarës. Ajo ka shtrembërim të vertebrave dhe nëse nuk i ofrohet ndihmë, do të ngel në karrocë. Deri më tani katër herë kemi qenë në Ankara edhe atë me shpenzime tona. Nuk kemi më shumë forcë. Operacioni kushton 20 mijë. Dërguam kërkesë deri në Fond, por dy herë na refuzuan” deklaroi Saliu.

Pas protestës menjëherë reaguan nga Fondi i sigurimit shëndetësor prej ku përmes njoftimit thanë se po marrin aktivitete dhe se kanë konfirmuar se nuk ka mendim konsiliar nga klinika përkatëse në vendin tonë dhe se nuk është dorëzuar kërkesë për kurim jashtë vendit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.