fbpx

Drejtori i Institutit të Mjekësisë së Punës dyshohte për keqpërdorim të 145000 eurove

-

Sektori i policisë financiare ngriti padi kundër tre të punësuarve në Institutin e medicinës së punës, në mesin e tyre dhe drejtori i Institutit, të dyshuar sepse kanë keqpërdorur sasi të mëdha të mjeteve nga shpenzimet ditore, siç përcjell NETPRESS. Sipas lajmit të portalit NETPRESS, policia financiare, pas kontrollimit të punës së Arkës dhe evidencës kontabiliste të Institutit, ka vërtetuar se harxhimet dhe shpenzimet rregullisht janë kaluar nëpër aparatin fiskal, dhe rregullisht i janë dorëzuar kontabilitetit, por paratë kështu të futura në këtë mënyrë i akuzuari i dytë G.I. 49 i punësuar si përgjegjës në kontabilitet, nuk i ka evidentuar në tërësi paratë si mjete të arkës. Pas hetimeve policia financiare ka vërtetuar se D.B. 40 drejtor i Institutit, personalisht, ose përmes personave të tjerë si përmes vozitësit të tij i ka përvetësuar mjetet që i kanë paguar pacientët, mjete të cilat kanë qen në mënyrë të rregullt të dorëzuara në arkë, për të cilën ka qen përgjegjës G.I. dhe e akuzuara e tretë B.M. 58 vjeçe. I dyshuari drejtor gjatë ngritjes së parave nuk ka nënshkruar asnjë dokument, me premtim se paratë do ti kthejë për një kohë të shkurtër. Të dyshuarit G.I. dhe B. M. Në vend që ta paraqisnin drejtorin, tre vite shumat e uzurpuara i kanë shënuar në letër të thjeshtë, në zarfe postare , dhe në lloje të tjerë letrash. Nga hetimi që është bërë në zarfet dhe letrat tjera me shënime, është konstatuar se Instituti i medicinës së punës, policia financiare ka konstatuar se ne ato shënime janë uzurpuar dhe shënuar rreth 8,3 milon denarë. Përgjegjësja e kontabilitetit që ta fsheh rastin, në bashkëpunim me drejtorin ka përgatitur falco raporte dhe llogari përfundimtare të cilat i ka dorëzuar në Regjistrin Qendrorë me që kanë kryer vepër penale, falsifikim dhe zhdukje të dokumentacionit zyrtarë. Sipas hetimeve, raporton NETPRESS, tre të dyshuarit e kan dëmtuar Institutin e medicinës së punës me 145 000 evro. Gjatë ditës, policia financiare i ka paraburgosur të akuzuarin e dytë dhe të tretë, kurse i akuzuari i parë është në arrati.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.