fbpx

Prej një janarit prodhimet digjitale në BE më të shtrenjta

-

Në Bashkimin Evropian më një janar hyri në fuqi rregullorja e tatimeve e cila harmonizohet me TVSh-në e të gjithë komunitetit dhe do të  kontribuojë për shtrenjtimin e prodhimeve për konsumatorët.

Këtë vit TVSh-ja e prodhimeve digjitale- siç është legalisht të shkarkohet muzikë ose filma, e- librave, aplikacionet digjitale- do të paguhet në vendin ku është blerë produkti, në vend në shtetin furnizues ashtu sikurse ishte rasti deri në janar të vitit 2015.

Me këtë, Bashkimi Evropian, shpreson se të parandaloj kompanitë digjitale siç janë  Amazon, Google ose Aple prodhimet e tyre evropiane t’i orientojnë në shtet me shkallë të ulët të TVSh-së, siç është Luksemburgu që paraqet konkurrencë jolojale ndërmjet vendeve anëtare të BE-së.

Kompania e Amazonit paralajmëruan se për shkak të këtij hapi do të shtrenjtojnë çmimet e prodhimeve.

Luksemburgu megjithatë do të fitoj 1.1 miliardë euro nga 27 vendet e tjera anëtare si dëmshpërblim për të ardhurat e humbura të shkaktuar nga rregullat e reja evropiane.

T.M.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.