fbpx

Bashkimi i festave i këndet qytetarëve të Maqedonisë

-

Edhe pse e premtja është ditë pune Shkup është bosh. Para Vitit të Ri nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informuan, se të enjten më (1 janar) të  martën dhe të mërkurën (6 dhe 7 janari), Buzmi dhe Krishtlindja, nuk duhet të bashkohet me të premten (2 janarin) dhe me të hënën (5 janarin). Megjithatë, siç duket të punësuarit e administratës publike i dinë  mirë këto “marifete”, kështu që edhe kësaj herë i bashkuan këto ditë të ftohta. Dhe një pjesë e administratës bashkuan festat me pushimet vjetore, kështu që për herë të parë këtë vit në punë do të jenë më 15 janar.

Tek kompanitë private puna është ndryshe. Pronarët, për të  ulur harxhimet, dhe në kushte kur nuk kanë porosi të mëdha (nëse bëhet fjalë për prodhimtari), ose për shkak të kursimit të resurseve,  komplet si kolektiv bashkojnë festat.

Mirëpo, a ndërpritet festa me një ditë pune të javës, siç është rasti me fundjavën, ose megjithatë logjika e Qeverisë për mosbashkimin e festave është e duhur.

Sipas sociologut Ali Pajaziti, për punëtorin mirë është nëse bëhet fjalë për një ditë ta bashkoj me fundjavën që pason.

Do të ishte efektive nëse  një ditë bashkohet me fundjavën. Në këtë një ditë punëtori është i shpërqendruar dhe nuk mund të ofrojë të gjithë diturinë, ose të gjithë kapacitetin në realizimin e detyrave. Në botë ekziston praktika e “kohës së lirë”, kur punëtori në asnjë rast nuk duhet të jetë i lidhur me punëdhënësit, me elementet e vendit të punës, as fizikisht e as në formë mentale- deklaroi Pajaziti  për “Metën”.

Për ekonomistin dhe ish zëvendës ministrin e ekonomisë, Zorna Vitanov, administrata assesi nuk guxon t’i bashkojë festat, sepse ne paguajmë me paratë tona dhe ajo duhet të na jep shërbimet e saja.

Për kompanitë private vendosinpronarët. Tregu vet do t’iu tregojë se a duhet festat t’i bashkojnë ose jo. Vetëm një  segment i ekonomisë, e kjo është shitja, rrisin të ardhurat, të gjitha të tjerat bëjnë  harxhime. Prandaj, është krejtësisht e palogjikshme nëse sektori i shitjeve bashkon festat. Ndërkaq, administrata duhet të punojë dhe të jetë në shërbim të qytetarëve- thotë Vitanov.

Profesori Trajko Slaveski, ish ministër i financave, gjithashtu, pohon se Maqedonia ka mjaft festa dhe nuk është mirë që ato të bashkohen me ditët kur punohet.

Ka disa vende të cilat janë shumë më pragmatike dhe  festat i bashkojnë me fundjavën. Për shembull në ShBA kjo ndodh rregullisht- festat të bashkohen me fundjavën. Mirëpo, ne kemi mjaft festa. Nuk duhet tepruar me bashkimin tyre dhe kjo duhet të ndodh ashtu siç e parasheh Ligji i festave, e assesi ndryshe- pohon Slavevski.

 

 

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.