Kaba shqiptare në Koncertin tradicional të Vitit të Ri në Vjen

Për herë të parë në historinë e koncertit të përvitshëm të Vjenës që mbahet çdo 1 janar u luajt muzikë shqiptare. Edhe maestro Zhani Ciko që prej vitesh komenton këtë ngjarje në ekranin e TVSH-së nuk mbante mend një rast të dytë. Ishte “Philharmonic Ensemble Vienna”, formacioni i violinistit shqiptar nga Gjakova, Shkëlzen Doli, që është një prej anëtareve të Filarmonisë së Vjenës që përcolli këto motive shqiptare.

Gjithçka zgjati rreth 4 minuta dhe ishte titulluar “Albanian Soul” ose “shqirti shqiptar” që nisi me një kaba të interpretuar prej tij në violinë.

Për Shqipërinë, ky koncert nuk mund të mos qe veçmas emocional…për të parën herë, një mozaik me motivet më të bukura shqiptare u ndoq prej cilitdo që ishte përpara ekranit duke ndjekur këtë koncert të madh.

“The Vienna Philharmonic New Year’s Concert”, këtë vit u drejtua nga dirigjenti Zubin Mehta, i cili bashkëpunon me këtë orkestër prej dekadash dhe është hera e pestë që Maestro Mehta drejton koncertin e Vitit të Ri të Filarmonisë.

Në programin e këtij viti u interpretuan pjesë të kompozitorëve më të zëshëm të botës, ku mbizotëronin të gjitha gjeneratat e kompozitorëve Strauss. Koncerti i këtij viti, u ndoq direkt në 90 shtete të botës prej mëse 50 milionë shikuesish.
Tinguj me “shpirt shqiptar” në koncertin tradicional te Vjenës sunduan për disa minuta miliona në gjithë globin.
Por tani pas euforisë së momentit emocioni qe na dhuroi Shkëlzen Doli është urimi me i bukur për Vitin e Ri. Një urim për vlerat. Se vetëm me vlera të pastra mund të krenohemi.
Shkëlzen Doli, violinisti i parë shqiptar i “Filarmonisë së Vjenës” që transmetohet ne 90 shtete të botës si koncerti i Vitit të ri nga Orkestra e Filarmonisë së kryeqytetit austriak, unik në botë.

L.A.