fbpx

Besa: Shqiptarët janë të gatshëm të mbështesin një kauzë të përbashkët

-

Kryesia qendrore e lëvizjes Besa miratoi deklaratën e partive shqiptare në Maqedoni që të tregoj se shqiptarët janë të gatshëm të mbështesin një kauzë të përbashkët, njoftuan sot nga Besa.

“Kjo deklaratë, e përpiluar nga faktori shqiptarë dhe e mbështetur nga partitë shqiptare në Maqedoni, e për të cilën asnjë parti shqiptare nuk ka meritë, por se që të gjithë janë meritor, shpreh vullnetin e përbashkët që çdo parti që sot apo në të ardhmen mund të jetë pjesë e pushtetit, të angazhohet me çfarëdo programi qeveritar dhe me çfarëdo partneri maqedonas që këto pika të jenë prioritet kryesor në bazë të cilave do të qëndroj programi qeveritar” thuhet në njoftim.

Nga Besa njoftojnë se sot deklarata e sotme e publikuar me BDI-në dhe Aleancën për shqiptarët është në pajtim të plotë me platformën dhe programin e lëvizjes Besa dhe se partia njëkohësisht do të vazhdoj të afirmoj platformën e saj.

Platforma e BDI-së, Besës dhe Aleancës për shqiptarë përbëhet nga shtatë pika kryesore që kanë të bëjnë me barazinë që parashihet me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutë, zhvillim të barabartë ekonomik dhe rajonal, përforcim të sundimit të së drejtës, krijim të frymës së besimit në raportet ndëretnike, zgjidhjen e kontestit të emrit, ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore dhe integrimin e shpejtë të vendit në BE dhe NATO.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.