fbpx

Banka Botërore parasheh rritje më të ulët ekonomike për Maqedoninë në rajon

-

Banka Botërore për Maqedoninë parasheh rritje ekonomike prej 2,8%, që është më e ulët në rajon, thuhet në raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor.

Rritja, siç përmendet në rajon, dukshëm ka pësuar rënie si pasojë e investimeve të ulëta, të cilat i goditi kriza politike. Rritjen kryesisht e lëvizin ndërtimtaria përmes investimeve publike (autostradat).

Deficiti fiskal ka shënuar rënie, por në llogari të investimeve të ulura kapitale.

“Pjesëmarrja e investimeve kapitale ka shënuar rënie ndërsa pjesëmarrja në shpenzimet rrjedhëse është rritur në vitin 2016 ndërsa 30% nga shpenzimet e përgjithshme të Qeverisë janë për pensione”, deklaroi ekonomisti në zyrën e Bankës Botërore në Maqedoni, Bojan Shimbov.

Banka Botërore nënvizon përkeqësim të kualitetit dhe kuantitetit të kapitalit njerëzor, që kufizon mundësitë për rritjen dhe vende cilësore pune.

Rekomandimet kryesore për Maqedoninë janë konsolidimi fiskal dhe reformat strukturore, që do të nevojiten për stabilizimin e borxhit publik.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.