fbpx

PE: Situata në Maqedoni është shumë serioze, kriza e largon vendin nga BE

-

Parlamenti Evropian mbrëmë shprehi shqetësim për shkak të situatës politike në Maqedoni në seancën plenare nuk ka shqyrtua raportin që raportuesi Ivo Uajgël duhet ta përgatit për progresin e Maqedonisë në vitin 2016.

Euro- parlamentarët kanë vlerësuar se situata në Maqedoni është serioze dhe se me thellimin e krizës politike rrezikohet perspektiva e vendit. Ata kërkuan zhbllokimin e proceseve për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

Përfaqësuesi i kryesisë së Maltës, Jan Borg duke folur në emër të Këshillit të BE-së tha se Maqedonia vuan nga polarizimi dhe kultura e ndarjes dhe se mungesa sistemore janë vërejtur në sistemin e gjyqësorit, të drejtave të njeriut dhe luftës kundër korrupsionit.

Raportuesi Uajgël theksoi se Kuvendi nuk mund të punoj dhe të formoj Qeveri të re për shkak të pengesave dhe sjelljes së shefit të shtetit. Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve të rajonit që mos të përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë.

Raportuesi “në hije”, euro- deputeti Knut Flekenshtajn, porositi se është keq të mbahet i tërë shteti peng sepse nuk janë realizuar pritjet e një partia për qëndrim në pushtet.

Euro- deputeti dhe raportuesi “në hije”, Eduard Kukan thirri presidentin Ivanov “të respektoj vullnetin e shumicës dhe ta jep mandatin për formimin e Qeverisë ndërsa Kuvendi të filloj të punoj sipas procedurës normale”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.