fbpx

Ban Ki Mun, Obama dhe Vatikani dënuan sulmin në Francë, SHI krenohet

-

Dënime për sulmin që ndodhi sot në Francë në javoren satirike “Sharli Ebdo” ku jetën humbën 12 persona, po arrijnë anembanë botës. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun cilësoi sulmin si krim të tmerrshëm i cili nuk mund të arsyetohet me asgjë.

-Ky është krim ndaj fjalës së lirë dhe lirisë së mediumeve, dy shtyllat e demokracisë- tha ai.

Presidenti amerikan Barak Obama, kryeministri kanadez Stiven Harper dhe Vatikani gjithashtu dënuan aktin, ku jetën humbën katër karikaturistët kryesorë të javores midis të cilëve edhe kryeredaktori Stefan Sharb. Obama dënoi sulmin dhe i ofroi Francës ndihmë për t’i nxjerr kryerësit e këtij sulmi para drejtësisë.

-Franca është aleati më i vjetër i SHBA-ve dhe qëndron afër me ne në luftën kundër këtyre dukurive, që paraqesin kërcënim për sigurinë tonë dhe sigurinë e botës- theksoi presidenti amerikan.

-Kanada është e shtangur nga ky akti barbar- deklaroi kryeministri kanadez Harper.

Vatikani ashpër dënoi sulmin të cilin zëdhënësi Çiro Beneditini e quajti “të tmerrshëm”.

-Ky nuk është sulm vetëm ndaj njerëzve, por edhe ndaj lirisë së mediumeve- shtoi ai.

Kryetari i Kuvendit parlamentar të Këshillit të Evropës, En Braser dënoi sulmin në mënyrë më të ashpër të mundshëm.

-Jam thellë e tronditur nga ky akt- theksoi ajo.

Në ndërkohë, një përfaqësues i Organizatës “SHI” lëvdoi sulmin ndaj javores satirike franceze dhe deklaroi se kjo është hakmarrje për ofendimet ndaj Islamit.

-Luanët e Islamit u hakmorën për Profetin tonë. Këto janë luanët tanë. Ky është hapi i parë ndërsa vijojnë edhe tjerë. Kryqtarët kanë frikë, dhe duhet të kenë frikë- deklaroi Abu Musab, një sirian i cili lufton në radhët e SHI.

Musab ka shtuar se ai dhe bashkë- luftëtarët e tij janë të lumtur për shkak të këtij sulmi.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.