fbpx

Incizim nga sulmi ndaj javores franceze “Sharli Ebdo”

-

Paraqitet incizim në të cilin është dokumentuar sulmi ndaj gazetës satirike “Sharli Ebdo”, njofton “Frans 24”. Nga materiali shihet se si gazetarët ikin nga çatia e godinës në të cilën gjendet reaksioni i këtij mediumi dhe fshihen nga të  shtënat e njëpasnjëshme të sulmuesve.

Sipas të dhënave të deritanishme, tre sulmues të maskuar dhe me kapela sot në mëngjes janë futur në selinë e javores me armë kallashnikov. “BBC njofton se kanë vrarë 12 persona, nga të cilët dy policë ndërsa të tjerët janë gazetarë dhe anëtarë të redaksisë së “Sharli Ebdo”.

Për momentin vijon hetohen pistat e sulmuesve dhe vërtetohet bilanci i sulmit./

“Sharli Ebdo” është javore franceze satirike me ideologji majtiste. Gazeta është e ilustruar dhe publikon karikatura dhe ngjarje hulumtuese sidomos rreth të djathtës ekstreme, katolicizmit, islamit, politikë dhe rreth kulturës.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.