Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAV) e monitoron prezantimin e mediave zgjedhore të 14 mediave, si dhe e monitoron reklamimin e paguar politik për zgjedhjet e 15 korrikut të të gjithë radiodifuzerëve nga Regjistri i Mediave i KSHZ-së. Në mbledhjen e sotme publike, drejtori i Agjencisë Zoran Trajçevski theksoi se në ditën e parë të fushatës zgjedhore, ASHMAV arriti në përfundimin se disa televizione, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, transmetojnë reklama të paguara politike në të cilat marrin pjesë të persona të mitur, raporton MO, përcjell Meta.mk

“Përmes një komunikate, u kemi bërë thirrje radiodifuzerëve që menjëherë të ndalojnë transmetimin e këtyre videove, ndërsa pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore që të harmonizojnë reklamën e tyre të paguar politike me ligjet”, tha drejtori i ASHMAV, Zoran Trajçevski.

Sa i përket monitorimit të prezantimit të mediave zgjedhore, Raporti ASHMAV për periudhën gjatë fushatës zgjedhore do të publikohet pas përfundimit të tij, por shkeljet e mundshme të rregulloreve zgjedhore do të publikohen menjëherë pas përfundimit të tyre në faqen e internetit të ASHMAV.

Monitorimi përfshin programet e RTM 1, RTM 2, Radio Maqedonisë – 1, Radio Maqedonisë – 3, Kanalit Parlamentar, Alfa, Alsat, Sitel, Kanal 5, TV 21-M, Shenja, Klan, 24 Vesti dhe Telma TV. Monitorimi filloi në 24 qershor, për çka me ASHMAV ka angazhuar 19 bashkëpunëtorë të jashtëm, si dhe punonjës të Agjencisë nga departamentet kompetente.

Përveç mbikëqyrjes së këtyre 14 mediave, ASHMAV do të veprojë në bazë të të gjitha ankesave të pranuara nga të gjithë radiodifuzerët tjerë në lidhje me respektimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor.

ASHMAV ka botuar tashmë Raportin e prezantimit mediatik për zgjedhjet e parakohshme parlamentare për periudhën parazgjedhore prej 17 shkurt deri 16 mars, në të cilin vlerësoi se programet televizive dhe radiove kombëtare raportuan në mënyrë objektive dhe të paanshme. Vërejtjet e vetme janë për programin e parë të Radio Maqedonisë dhe TV Alfa.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.