fbpx

Analizë të 100 tenderëve më të mëdhenj në pesë vitet e kaluar në Republikën e Maqedonisë

-

Qendra për komunikime civile bëri renditjen dhe analizën e njëqind marrëveshjeve më të mëdha prej vitit 2010 deri 2014, që përbëjnë madje 22% nga shuma e përgjithshme e harxhuar për furnizime publike në këtë periudhë, që të tregohet cilat janë marrëveshjet më të mëdha që i kanë lidhur kompanitë.

Njëqind marrëveshjet më të mëdha për furnizime publike që janë lidhur në pesë vitet e fundit (2010-2014) janë gjithsej 57 miliard denarë gjegjësisht 993 milion euro.

Vetëm këto njëqind marrëveshjet përbëjnë 22% të të gjitha parave të harxhuara për furnizime publike në vend në pesë vitet e analizuar. Në këtë periudhë janë lidhur gjithsej rreth 110. 000 marrëveshje për furnizime publike, ku rreth 1300 institucione kanë shpenzuar 4,3 miliard euro për furnizime publike. Njëqind marrëveshjet më të mëdha janë lidhur nga 33 institucione shtetërore, që flet për përqendrim të madh të marrëveshjeve të madh edhe nga aspekti i porositësve edhe nga aspekti i kompanive bartëse të marrëveshjeve.

Vlera individuale nga Top 100 kontratat sillet prej 2,8 deri 104 milion euro. Dominojnë furnizimet nga energjetika dhe ndërtimtaria.

Në mesin e institucioneve shtetërore që i kanë lidhur 100 kontratat më të mëdha hyn: SHA ELEM, Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, ministritë, AKE, Drejtoria për rezerva obligative të naftës dhe derivateve të naftës, NP për rrugë shtetërore, NTP Shkup, Qyteti i Shkupit, komuna Çair dhe komuna e Strumicës.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.