fbpx

Maqedoni, kreu i BDI Ahmeti takon ambasadorin bullgar Petkov

-

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, ka pritur Ambasadorin e Bullgarisë në Maqedoni, Z. Ivan Petkov.

Z. Ahmeti dhe Ambasadori Petkov biseduan për zhvillimet midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, samitin e Bashkimit Evropian si dhe për zhvillimet politike në interest ë ndërsjellë.Kryetari Ahmeti foli për nevojën e zgjidhjes së çështjes së emrit si dhe firmosjen e memorandumit për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me Bulgarinë duke theksuar përkrahjen që kjo të arrihet sa më shpejt.

Z. Ahmeti edhe njëherë vlerësoi se NATO dhe BE janë opcioni i vetëm për Maqedonie dhe që nuk ka asnjë alternativë tjetër andaj dhe duhet të bëhet çmos për ta realizuar këtë synim. Z. Ahmeti ftoi vendet fqinje që në mënyrë aktive dhe konstruktive ta ndihmojnë këtë proces sepse është në dobi të gjithë rajonit.

Bashkimi Demokratik për Integrim synon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, zhvillimin e marrëdhënieve të mira ndëretnike në vend dhe ndërfqinjësore në rajon, zbatimin e përpikshëm të Marrëveshjes së Ohrit dhe zhvillimin ekonomik.

Për ta lehtësuar arritjen e marrëveshjes midis Bulgarisë dhe Maqedonisë, Kryetari Ahmeti inkurajon takime më të shpeshta dhe konstruktive në të cilat do të arrihet përparim dhe kjo çështje e hapur të tejkalohet sa më shpejt.

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Kryetari Ahmeti ritheksoi përcaktimin e Bashkimit Demokratik për Integrim për të zgjedhur një President që do të përfaqësojë të gjithë qytetarët, që do t’ju takojë të gjithë qytetarëve dhe që do të jetë i pranueshëm për të gjithë.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.