fbpx

“Bombata“ e PER-së do të shpërthejnë para Qeverisë, nuk ka para për striming

-

Partia për Emancipimin e Romëve ka zbardhur sot para Qeverisë edhe disa audio inçizime ku flitet për manipulimin e zgjedhjeve në Komunën e Shutkës. Në njërën nga bisedat telefonike që u zbardh sot, dëgjohet se si Ministrja e punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe shefi i kabinetit të qeverisë, Martin Protugjer bisedojnë për një skandal seksual, që i përgatisin kreut të partisë për emancipim të romëve, njëherësh edhe deputet Samka Ibrahimovski.

Ajo flet për një femër rome që është treguar e gatshme t’i ngrejë kurth politikanit rom, për ta çuar atë në marrëdhënie intime kundrejtë një shpërblimi financiar. Jankullovska ndër të tjera thotë se, më pas ata do ta kenë materialin që do tu shërbejë kur t’u nevojitet.

Në inçizimin tjetër dëgjohet se si një police rome i ka thënë ministres që mund t’i bëjë kurth kryetarin e partis për emancipimin e romëve Samka Ibraimovski si të dëshirojnë dhe  ku te dëshirojnë ndërkohë ngjarjen e ndodhur  e rëfeu vet kryetari Ibraimovski.

“Kam qenë i sulmuar nga 30 persona  nga shtabi I aleatëve të romëve por unë e shfrytzova fuqinë time të perballem me disa prej tyre.  Donin të më fusin para në veturën time, por  për fat të mirë vetura ime ishte e mbyllur dhe të gjitha alfat qendronin anash duke menduar që unë kam para në veturë  por megjith atë Zoti më shpëtoi”, tha Samka Ibrahimovski, kryetarë i Partisë për Emancipipmin e Romëve

Romët shprehen revoltën e tyre duke thënë se partia në pushtet nuk është interesuar asnjëherë për nevojat e tyre.

“VMRO-DPMNE asnjeherë nuk ka punuar për nevojat tona bile mund të them se as që janë të informuar se për çka romët kanë nëvojë”, shtoi më tej Ibrahimovski.

Para Qeverisë përpos qytetarëve të nacionalitetit rom, ishin të pranishëm edhe shumë persona të nacionaliteteve tjera, të cilët nuk ishin të kënaqur nga Qeverisja e tanishme. Gjatë protestës ata mbanin parullat “Ne duam liri” ,”Edhe unë jam Rom”, “Mjaftë diskriminimit”, “Drejtësi për Romët”, “Dorëhiqu Jankullovska”, etj

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.