fbpx

Ahmeti: BDI, vepron pa emocione dhe me kokë të ftohtë

-

“BDI punon vepron jashtë emocioneve jashtë zgënjimeve vepron dhe punon me kokë të ftohtë, analizon studion çdo veprim dhe asnjë veprim nuk do bëhet që do i dëmtojë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, shqiptarë, maqedonas dhe komunitete tjera që jetojnë në këtë vend. Nuk do udhëhiqemi nga emocionet por nga arsyeja e nacionaliteti. BDI nuk do ngre padi ndaj asnjë institucioni ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe në shumë vende të tjera më të përparuara se Maqedonia. BDI nuk ka asnjë shqetësim mbi ndonjë zhvillim të brendëshëm”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, transmeton “Alsat M“.

Ahmeti vlerëson se materialet duhet të bëhen publike për gjithë opinionin. Ndërkaq për zgjidhjen e problemit, gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me ambasadorin e BE-së Aivo Orav, ai ka kërkuar përfshirjen e faktorit ndërkombëtarë.

“Apeloj gjithçka çka ka përderisa opinioni dhe ju jeni aq kureshtar le të dalin në opinion le të dihet gjithçka qoftë për institucion qoftë për individ….Ne kërkojmë që komuniteti ndërkombëtar të krijojë një komision politik dhe ekspert të fushës me qëllim që ky proces të fitojë kredibilitet dhe besueshmëri te të gjithaq qytetarët dhe të heq këtë dyshim mbi zhvillimet dhe mbi trajtimin e këtij procesi”, u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ambasadori Orav ka vizituar edhe selinë e PDSH, ku për zhvillimet e fundit ka biseduar edhe me kryetarin e kësaj partie, Menduh Thaçi. Edhe ky i fundit ka propozuar formimin e një komisioni ndërkombëtarë, por që sipas Thaçit do të merret edhe me rastet e kaluara në të cilat ka qenë i përndjekur personalisht ai.

Ndryshe, gjatë një konference për shtyp, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, publikoi disa audio inçizime me të cilat njoftoi se në mesin e 20 mijë qytetarëve të përndjekur nga pushteti aktual, kanë qenë edhe tre liderët e partive shqiptare, Ahmeti, Thaçi dhe Osmani

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.