Më lejoni ju lutem që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal, t’Ju falënderoj për vizitën tuaj në Shkup dhe takimin tonë të hapur dhe konstruktiv në këtë kohë sfiduese për vendin tim. Ashtu siç diskutuam edhe në takimin tonë të përbashkët, situata në vend është shqetësuese dhe kapacitetet demokratike të sistemit janë vënë në sprovë serioze. Prandaj, gjykoj që përfshirja imediate dhe e drejtpërdrejt e Brukselit, nëpërmjet të delegimit të një ekipi politik të përforcuar nga ekspert të hetuesisë dhe gjyqësorit, është e domosdoshme. Ky ekip i deleguar nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian do të siguronte të gjitha palët për një proces të paanshëm, me kredibilitet dhe integritet, që paraqet parakusht për përmbylljen e suksesshme të këtij rasti. Njëkohësisht, më lejoni ju lutem që edhe një herë të kthej vëmendjen tek nevoja e adresimit sa më të shpejtë të problemit më të madh të vendit tonë, çështjes së emrit, që po mban peng të ardhmen euroatlantike të qytetarëve dhe mund të tensionojë edhe marrëdhëniet ndëretnike. Ky kontest duhet të mbyllet sa më shpejt, por zgjidhja nuk arrihet dot pa përfshirjen intensive të Brukselit dhe Uashingtonit në ndërmjetësim midis Shkupit dhe Athinës. Puna jona e përbashkët për të arritur paqen dhe për të ndërtuar demokraci të qëndrueshme në vend nuk mund të konsiderohet si e përfunduar dhe e rumbullaksuar pa integrimin e Maqedonisë në NATO dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, thuhet në letrën e liderit të BDI-së Ali Ahmeti.
Previous articleNesër marsh protestues për Tamarën
Поврзани написи
Athinë: Ahmeti vjen me nismë të tij, ne i thamë Poposkit çdo gjë
Vizita e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti në Athinë pasnesër në Greqi paralajmërohet si pjesë e tentativave që të gjendet zgjidhje më të shpejtë nga udhëkryqi në të cilin...
Bruksel: Niveli kundër sulmeve kamikaz në nivelin më të lartë
Autoritetet belge sot ngritën nivelin e rrezikut nga sulmet kamikaz në rajonin e Brukselit në nivelin më të lartë, duke paralajmëruar për “kërcënime shumë serioze”. Metroja do të jetë...
Gruevski: Në Bruksel nuk pranuam as qeveri teknike e as kalimtare
Në Bruksel nuk pranuam as qeveri kalimtare, as teknike, as dicka të ngjashme me këto dy opcione; ajo që ndodhtë është thjesht mendime të ndryshme të njerëzve që u...
Нашите вести во вашето сандаче
Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.