Pushteti gjyqësor, a jo pushteti ekzekutiv, solli vendim për lirim me kusht të Jovan Vranishkovskit, informoi zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev.
Ne si Qeveri, do të respektojmë vendimin e gjyqësorit, por për motivet, shkaqet dhe rrethanat që ka kontribuar për këtë vendim, e udhës është të drejtoheni tek organi që ka sjellë këtë vendim, e kjo është gjykata- porositi Gjeorgjiev, duke plotësuar se Qeveria në parim i përkrah të gjitha aktivitetet të cilat qojnë në tejkalimin e sfidës që ka Kisha Ortodokse e Maqedonisë, në suaza të komunikimit të saj ndërkombëtar.
Zëdhënësi theksoi se nuk do të ishte korrekte Qeveria të komentojë vendimin e gjyqësor, duke pasur parasysh se pushteti gjyqësor dhe ai ekzekutiv janë të pavarur.