KSHZ do t’i ndërroj të gjithë vulat ekzistuese me vule të reja. Bëhet fjalë për 3480 vula që do të zëvendësohen me tjera ndërsa vendimi i KSHZ-së vjen pasi është konstatuar se mungojnë 47 vula nga komuna Butel nga cikli i mëparshëm zgjedhor.
Vulat e reja do të kenë karakteristika tjera nga ato aktuale, që do të shpallen të pavlerë dhe do të hiqen nga përdorimi.
Ndryshe, nga seanca e djeshme KSHZ mori vendim që shtypshkronja “Kiro Dandaro” nga Manastiri të përpunoj dhe shtyp materialin e besueshëm zgjedhor si dhe listën zgjedhore për zgjedhjet e 11 dhjetorit.