Aksion- gueril para shtëpisë së Bejlit: “Qytetarët do ta zgjidhin krizën”

-

Përfaqësuesit e “Revolucionit laraman” kishin aksion- gueril para rezidencës së SHBA-ve në Shkup, ku po mbahen bisedimet e partive politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës. Në rrugën para shtëpisë ku jeton ambasadori amerikan në vend, Bejli ata me ngjyrë të zezë shkruan “Qytetarët do ta zgjidhin krizën”.

Sektori civil kërkoi që ata të përfshihen në bisedimet.

“Bisedimet zhvillohen pa pjesëmarrjen e qytetarëve, të cilët nuk dinë se çfarë po ndodh prapa dyerve të mbyllura. Kërkojmë të jemi prezent, por nuk kërkojmë të vendosim, por të jemi aty që t’I informojmë qytetarët, ta avancojmë progresin dhe të ofrojmë zgjidhje alternative. Politika nuk i takon vetëm partive, por edhe qytetarit” tha aktivisti Petrit Saraçini.

Përfaqësuesit e sektorit pro- qeveritar porositën se nëse partitë vendosin diç që është në dëm të qytetarëve, do të jenë më radikal, por nuk do të thotë se do të jenë të dhunshme.

“Partitë politike duhet të kuptojnë se nëse vendosin diç që është në dëm tonin, do të jemi më radikal dhe më masovik” tha profesoresha Mirjana Najçevska.